Çmimi Nobel në fushën e fiziologjisë ose mjekësisë për këtë vit iu dha shkencëtarëve amerikanë David Julius dhe Ardem Patapoutian për zbulimin e bërë receptorëve për temperaturën dhe prekjen. Fituesit u shpallën nga Thomas Perlmann, sekretari i përgjithshëm i Komitetit të Nobelit, që tha se Julius përdori kapsaicinën, një përbërës aktiv i specaver të Kilit, për të identifikuar sensorët nervorë që lejojnë lëkurën t'i përgjigjet nxehtësisë.