Top Channel/ Zbulohet vrima e parë e zezë ‘e fjetur’, jashtë Rrugës së Qumështit
18/07/2022 22:49

Një vrimë e zezë e fjetur, nëntë herë më e madhe se masa e Diellit është gjetur për herë të parë jashtë Rrugës së Qumështit. një studiues nga Universiteti i Sheffield thotë se kjo vrimë e zezë është "e para që zbulohet pa mëdyshje jashtë galaktikës sonë". Studiuesit kishin kërkuar sisteme binare të vrimave të zeza për më shumë se dy vjet përpara se të gjenin atë që është bërë i njohur si VFTS243. Paul Crowther, profesor i astrofizikës në universitet, e përshkroi atë si një "zbulim shumë emocionues" që vjen pasi "njw swrw rastesh u ishin parashtruar për vrima të zeza të fjetura". Vrimat e zeza me masë yjore formohen kur yjet masive arrijnë në fund të jetës së tyre dhe shemben nën gravitetin e tyre. Në një sistem prej dy yjesh që rrotullohen rreth njëri-tjetrit, ky proces lë pas një vrimë të zezë në orbitë me një yll shoqërues të ndritshëm. Vrima e zezë e fjetur e sapo zbuluar është të paktën nëntë herë më e madhe se masa e Diellit të Tokës dhe rrotullohet rreth një ylli blu të nxehtë që peshon 25 herë më shumë se Dielli. Një vrimë e zezë konsiderohet e fjetur nëse nuk lëshon nivele të larta të rrezatimit me rreze X, e cila është mënyra se si zakonisht zbulohen vrima të tilla të zeza. Vrimat e zeza të fjetura janë të vështira për t'u dalluar pasi ato nuk ndërveprojnë shumë me mjedisin e tyre.

Top Channel/ Kushte të reja për Ngushticën e Hormuzit, Irani: Kalojnë vetëm 15 anije
09/04 22:35
Top News- Rusia operacion sekret nëndetësesh në ujërat britanike, dështon misioni i Putinit
09/04 22:30
Top News- “Paqe, por nëse çarmatoset Hezbollah”, Netanyahu nuk ndal sulmet por nis bisedimet
09/04 22:15
Top News- Trump përplaset sërish me Europën: Dërgoni anijet luftarake të hapin Hormuzin
09/04 22:00
Top Channel/ Tërhiqet Netanyahu, urdhëron nisjen e bisedimeve pas telefonatës së Trump
09/04 20:05
Top Channel/ Nga Hormuzi, tek armët bërthamore! 4 çështjet që mbajnë “peng” armëpushimin
09/04 20:03
Top Channel/ “Si i shkruar me ChatGPT”, JD Vance: “Propozimi i parë iranian i paqes, i cuditshëm”!
09/04 15:08
Top Channel/ Udhëtimet në BE, çfarë ndodh nga 10 prilli me sistemin e hyrje-daljeve EES!
09/04 15:05
Top Channel/ Nga Melania te Trump, Berisha bën “scroll” nga Kuvendi lajmet e Daily Mail
09/04 14:49
Top News- Serbia financon spiunët rusë / 2 mln euro nga buxheti për qendrën e maskuar humanitare
09/04 13:19
Top News- Turqia çon në gjykatë shoqatat LGBT/ Akuza për veprime të turpshme dhe cenim të familjes
09/04 12:48
Top News – Publikohet harta e minave në Hormuz/ Irani, 2 milion dollarë ‘taksë’ çisternave për kalim
09/04 12:47
Top News – Qeni çoban i Ballkanit… / ‘I krijuar në mal…’ por e sheh të ardhmen përtej tij
09/04 12:47
Top News – ‘Kthen në hi çdo objektiv…’ / Koreja e Veriut, raketa balistike me bomba thërrmuese
09/04 12:46
Top Channel/ Sërish viktima në La Mansh: Katër emigrantë vdesin gjatë kalimit me gomone!
09/04 12:06
Top News – Orë vendimtare për Viktor Orban / Trump mund të humbasë mikun më të mirë në Evropë
09/04 11:41
Top Channel/ Izraeli: S’ka paqe me Hezbollah, qeveria e izraelit vijon sulmet në Liban
09/04 11:38
Top Channel/ Trump “kërcënon” NATO-n, WSJ: Do të tërheqë trupat nga vendet që nuk e ndihmuan!
09/04 11:36
Top Channel/ 200 të vdekur nga sulmet në Liban, Irani: “Shkelje e rëndë e armëpushimit”!
09/04 11:35
Top Channel/Irani mbylli Hormuzin- rritet prapë nafta,Vance: S`e kuptoj ç`punë kanë ata me Libanin!
09/04 11:34