Top Channel/ Zbulohet dosja sekrete me dëshmi në polici: Si u vra Egli Proga
14/08/2024 19:18

Pogradeci është tronditur të shtunën e 10 gushtit, kur pas një grushti në fytyrë, ra pa jetë në tokë Egli Proga. 42-vjeçari, baba i dy fëmijëve, u godit me grusht nga 29-vjeçari Denis Meçe, pas një sherri, që në fakt... arsyet mbeten ende në mjegull. Familjarët deklarojnë se ai është vrarë nga dora e Meçes, teka hidhen dyshime se ky i fundit ka dashur që t’i “vendosë gjobë” dhe i ka kërkuar xhiron ditore të lokalit që viktima kishte në zotërim. Ai ka kundërshtuar duke thënë se “është baba i dy fëmijëve dhe se nuk mund t’i japë para”, teksa pas vdekjes, në xhepa i janë gjetur pak më shumë se 100 mijë lekë të vjetra. Dëshmitarët që ndodheshin në vendin e ngjarjes, çuditërisht kanë parë se viktima u godit me grusht dhe më pas ra në tokë e përplasi kokën në trotuar, por... nuk kanë parë dhe nuk kanë identifikuar dot se kush ishte autori. E nga ana tjetër, dëshmia e autorit të dyshuar, Denis Meçe, është e pazakontë! Ai thotë mes të tjerash se nuk e njihte, edhe pse dëshmitarë në lokalin ku ishin të dy para ngjarjes thonë se “e thërrisnin njëri-tjetrin kushëri, kushëri”, teksa më tej tregon se pasi i kishte kërkuar një cigare dhe viktima ia kishte dhënë, sipas Meçes ai e kishte sharë më tej. Meçe thotë se pasi e ka sharë, ka dashur vetëm që “t’i fusë një shpullë”, por sapo i është afruar dhe ka ngritur dorën, Proga është shembur në tokë. Pas ngjarjes familjarët hodhën akuza ndaj policisë, duke thënë se është tentuar që të fshihet ngjarja dhe rrjedha e saj, për të mbrojtur autorin, duke tentuar të raportohet si një vdekja aksidentale. Nga ana tjetër në një konferencë për shtyp kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrubullaku tha se policia nuk ka tentuar në asnjë moment që ngjarjen ta fshehë, dhe se nuk bëhet fjalë për një sherr “të fortësh”, por se për fat të keq viktima ka ndërruar jetë pasi u godit në një sherr çasti e sipër. Nga ana tjetër e habitshme është sesi Prokuroria e Korçës zbuti akuzën ndaj Meçe, teksa policia e referoi ngjarjen “si vrasje me dashje”, ndërsa Prokuroria e cilësoi “si vrasje nga pakujdesia”. Por çfarë thonë dëshmitarët në vendin e ngjarjes, dhe përse deklarata e tyre ose janë kontradiktore, ose... në një mënyrë të pashpjegueshme dikush nuk ka parë ngjarjen me detaje sepse s’ka qenë i interesuar, dikush ka parë të dhunohet Proga, por si për çudi nuk ka parë autorin, dikush tjetër i ka dëgjuar të bisedonin e më pas të ofendoheshin, por një tjetër thotë se nuk ka dëgjuar asgjë...

Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16
Top Channel/ Koshat e plehrave në flakë, përshkallëzohet protesta para Ministrisë
07/11 16:16
Top Channel/ Protesta kombëtare/ Protesta e të rinjve po mbështet nga partitë e opozitës
07/11 15:40
Top Channel/Sot protesta kombëtare/ U thirr nga të rinjtë dhe nga PD. Grumbullim para kryeministrisë
07/11 15:39
Top Channel/ “Ju ka mbaruar koha”, përplasje fizike mes demokratëve dhe protestuesve te Ministria e Arsimit
07/11 15:35
Top Channel/ Tri operacione të komplikuara live në QSUT, mjekët shqiptarë i kryejnë me sukses
07/11 15:25
Top Channel/ Pallati, si pas bombardimit! Dy jetë të humbura dhe 15 familje pa shtëpi
07/11 15:17
Top Channel/ Sekuestrohen 300 tonë mbetje, Prokuroria sekuestron pluhurin e rrezikshëm të Albchrome
07/11 15:16
Top News – Karakaçi vlerëson zgjerimin e bazës së Wizz Air në Aeroportin e Tiranës
07/11 15:14
Top Channel/ Momenti kur shoqërohet protestuesi të Ministria e Arsimit, policia në gatishmëri
07/11 15:03
Top Channel/ “Berisha mos si qeni”, debat mes protestuesve të PD-së dhe atyre te Ministria e Arsimit
07/11 15:02
Top Channel/ Studentët kordon me banderole, refuzon PD t’i afrohet protestës së tyre
07/11 15:00