Zgjerimi i Bashkimit Evropian me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, pjesë e së cilës është edhe Shqipëria, ishte në fokus të fjalës së Presidentit të Këshillit të Evropës, Antonio Costa, në ceremoninë e hapjes së vitit akademik të Kolegjit të Evropës. “Zgjerimi nxit përparimin ekonomik dhe forcon demokracinë e shtetin e së drejtës”, tha Costa, duke kërkuar që ky proces të bëhet realitet.