Top Channel/ “Yjet e eksportit”. Specializimi i parë i studentëve dhe ish-studentëve të UBT
06/07/2021 19:48

“Yjet e Eksportit”, kështu u quajt specializimi i parë i këtij lloji në vendin tonë, për Menaxher Eksporti. 35 studentë dhe ish studentë nga Universiteti Bujqësor i Kamzës dhe jo vetëm, morën pjesë në këtë specializim. Po çfarë do të thotë Menaxher Shqiptar Eksporti? Do të thotë që ky bostan dhe produkte shqiptare të tregtohen në sa më shumë tregje të huaja, nëpër botë. Një menaxher eksporti është një njeri shumë i rëndësishëm në kompani. Ai ndjek gjithë procesin që nga studimi i tregut, vendosja e kontakteve me kompani të huaja, lidhja e kontratave, Përfaqësimi i interesave të fermerit apo fermerëve vendas, paketimi, konkurimi me ccmime dhe cilësi, negocimi, mbërritja e ngarkesës në destinacion etj. Armelda Duka, Menaxhere Eksporti: Ka kompani që mendojnë se e bëjnë vetë këtë punë, por unë mendoj se nuk realizohet në atë nivel si ai i menaxherit te eksportit. Kur nisa studimet në Universitetin Bujqësor, Kamëz, nisa me mendimin që do ikja jashtë për të punuar dhe jetuar, por nuk e bëj, sepse ky specializim më jep shumë mundësi. Unë pres të nis së shpejti punë në kompaninë ku kryem praktikën. Bëhet fjalë për eksportim të ullirit shqiptar në Zvicër. Ardit Vrapi: Unë kam studiuar në një universitet privat në Tiranë. Sa përfundova, u ktheva në fshatin tim të lindjes, në Drenovicë, Njësia Kutalli, Berat. Prej një viti e gjysmë punoj në një kompani, që eksporton në Ballkan që nga domatet, kastravecat, shalqinjtë, etj. Ambicja imë është të shtrihemi në Europë. Kemi lidhur kontratë për eksport bostani në Austri. Ka të ngjarë që ngarkesa e parë me shalqi Drenovice, niset që nesër, në tregun austriak.

Top Channel/ Gjermani-Ukrainë, pakt për armë/ Zotimi për të ndihmuar Kievin të prodhojë më shumë
30/06 23:22
Top Channel/ Pensionet me Italinë nisin sot/ Hyn në fuqi marrëveshja më 1 korrik
30/06 23:22
Shqiptari u dënua me vdekje në Kinë, si shpëtoi shqiptari nga ambasada: Shokët iu dënuan me varje
30/06 23:17
Top Channel/ Reformat për lirinë e medias, Ekspertët e Këshillit të Europës prezantuan rekomandimet
30/06 22:13
Top Channel/ Ish-numri 2 i kryeministrit spanjoll kapet për korrupsion, partia në pushtet në krizë
30/06 21:53
Top Channel/ Arrestohet në Itali “Tony Montana” shqiptar, paketonte drogën me fotot e Al Pacinos
30/06 21:34
Top Channel/ ChatGPT ul punësimet e të rinjve, ja sektorët më të prekur në botë
30/06 21:34
Top Channel/ Tërmet në Napoli! Mediat italiane: Më i fuqishmi i regjistruar në 40 vitet e fundit
30/06 21:34
Top News- Inagurohet selia e ambasadës në Vatikan/ Hasani: Për një botë më të paqtë e solidare
30/06 20:53
Top News- Begaj takon mbretin spanjoll/ Merr pjesë në konferencën e Kombeve të Bashkuara
30/06 20:52
Top Channel/ Kosovë, zvarritja me “plan”! Ekspertët: Kushtetuesja të sqarojë garën
30/06 20:03
Top Channel/ Pallatet, tarifat për administrimin! Mazniku: Gati udhëzimi për bashkitë
30/06 20:02
Top Channel/ Abuzim miliona lekë! Pezullohet kreu i tenderëve
30/06 19:56
Top Channel/ SHBA godet rrjetet e drogës, Rubio njofton sanksione për familjarë e partnerë
30/06 19:50
Top Channel/Ekskluzive! Nigel Farage intervistë për TCH: Gati të përballem me Ramën në Tiranë
30/06 19:41
Top News- Zbulohet partia që shpenzoi më shumë në Facebook e Instagram për fushatë, dalin shifrat
30/06 18:37
Top News- Zyrtarët e urbanistikes në gjyq/ Favorizuan ndërtuesit me taksën e infrastrukturës
30/06 16:35
Top News – Qiproja, ‘degë ulliri’ për Erdoganin / E fton në samit pavarësisht pushtimit të 1974-ës
30/06 16:09
Top News – Ish ministri i Jashtëm serb. ‘Kosovën do ta kishim njohur, por nuk na la kisha’
30/06 16:06
Top News- Pas Kushtetueses, edhe Osmani/ Ngërçi në Kuvend, thërret udhëheqësit e partive
30/06 16:06