Kompania ajrore Wizz Air ka sjellë avionin e saj të nëntë në aeroportin ndërkombëtar Nënë Tereza, një nga bazat e saj më të mëdha në Evropën Juglindore. Avionët janë modelet më të fundit të markës Airbus me kapacitet deri në 230 vende, ndërsa në vetëm 6 muaj tre të rinj i janë shtuar flotës së Tiranës. Pasagjerët tashmë do të kenë mundësi të fluturojnë më shpesh drejt destinacioneve të preferuara.