Top Channel/ Wikileaks zbulon planin e Izraelit: Palestinezët ikin në Egjipt, Greqi, Spanjë e Kanada
01/11/2023 23:23

Thuajse gjithë mediat greke kanë publikuar orët e fundit një dokument sekret që ka nxjerrë Ëikileaks dhe që paraqet një plan të hartuar nga ministria e inteligjencës izraelite e cila rekomandon zhvendosjen e popullsisë civile të Gazës në Gadishullin Sinai të Egjiptit si një zgjidhje për popullsinë në Rripin e Gazës, në të cilin përfshihet edhe Greqia. Dokumenti këshillues që mban datën 13 tetor dhe është zbuluar nga faqja e internetit izraelite Mekomit e më pas e publikuar nga Ëikileaks është një tekst dhjetë faqesh, i cili nuk dihet nëse është miratuar zyrtarisht nga Izraeli. Aty përshkruhet një plan strategjik më i gjerë për të larguar plotësisht palestinezët nga tokat e tyre dhe për t'i detyruar ata të gjejnë një mënyrë për të mbijetuar në tokën egjiptiane në një proces disa faza. Në fillim të urdhërohen palestinezët të evakuojnë nga Gaza veriore nën kërcënimin e operacionit tokësor izraelit, nga veriu, në jug të Gazës, të mbeten të hapura rrugët në pikën kufitare në Rafah ,të ngrihet një kamp refugjatësh në Sinain verior e më pas të ndërtohen qytete të përhershme si edhe një korridor humanitar për të zhvendosur palestinezët në Egjipt. Dokumenti, ndër të tjera, thuhet se u propozon palestinezëve një fushatë të organizuar "për t'i bindur ata të pajtohen me planin", me mesazhe të qarta se "nuk ka më asnjë shpresë që ata të kthehen në tokat e pushtuara dhe përfshin vende të tjera si kandidate për të pranuar mbi 2.3 milion refugjatë palestinezë, mes tyre Greqinë, Spanjën dhe Kanadanë. Dokumenti propozon që qeveria izraelite të nisë një fushatë globale që do të promovojë programin e zhvendosjes në botën perëndimore "në një mënyrë që të mos provokojë dhe të njollosë emrin e Izraelit" dhe se zhvendosja e popullsisë së Gazës do të paraqitet si "një veprim i nevojshëm humanitar " që "do të sjellë më pak vdekje të civilëve nga konflikti".

Top Channel/ Von der leyen “përçan” liderët e BE, Macron: Sjellje e keqe
27/02 23:16
Top Channel/ Trump bën reagimin e çuditshëm pas dëshmisë së Bill Clinton për çështjen Epstein: Nuk…
27/02 22:30
Top News- Beogradi hakmarrje ndaj UÇK, dënon me 15 vite burg një ish-pjesëtar të kësaj force
27/02 21:30
Top News-Lufta SHBA-Iran çështje orësh, Britania jep alarmin: Largon stafin e ambasadës nga Teherani
27/02 21:13
Top Channel/ Aksident tragjik në Milano, 2 të vdekur dhe 40 të plagosur nga përplasja e tramvajit
27/02 19:57
Top Channel/ Dëshmon Bill Clinton: S’i dija krimet e Epstein! Nuk kam bërë asgjë të keqe
27/02 19:55
Top Channel/ “Largoni stafin”, ambasada e SHBA-së në Izrael: “Gati sulmi ndaj Iranit?!
27/02 15:20
Top News – Rusia ‘sulmon’ aeroplanmbajtësen franceze / Ushtria suedeze bllokon dronin pranë saj
27/02 15:10
Top News – Ukraina ‘i fik dritat’ Rusisë / Dhjetëra e mijëra njerëz pa energji pas sulmit
27/02 15:04
Top News – Lufta ‘po i afrohet’ Iranit, IKNI tani! Ambasada amerikane në Izrael ‘evakuon’ stafin
27/02 14:54
Top News – Starmer, humbje të turpshme / Mundet në ‘bastionin’ e tij nga të gjelbrit
27/02 14:45
Top News – Nga sponsor në armik…Çfarë fshihet pas sulmit të Pakistanit mbi talebanët
27/02 14:27
Top News – ‘Shi gjaku’ në Spanjë / Re pluhuri saharian mbi Evropë, sjell reshje me baltë
27/02 13:24
Top News – SHBA-Iran, bisedime pa marrëveshje…por me shenja të mundshme përparimi
27/02 12:58
Top News – As emigrantët nuk e shpëtojnë dot…Gjermania po plaket më shpejt nga sa mendohej
27/02 12:55
Top Channel/ Bisedimet me SHBA, Aragchi: Kemi dallime, por pajtohemi tek elementet kryesorë!
27/02 12:13
Top Channel/ Amerikanët “bëhen anglezë”: Rekord aplikimesh për shtetësinë britanike!
27/02 12:03
Top Channel/ Pakistani sulmon Afganistanin:”U mbush kupa, do t`i shkatërrojmë talebanët”!
27/02 11:39
Top News- Gjermania, alternativë ndaj Patriot/ Mbrojtje ajrore ‘Made in Europe’, modernizohet IRIS-T
27/02 11:36
Top News – Raketa që godasin deri në 3000 km larg / Arsenali balistik i Iranit, më i madhi në rajon
27/02 11:24
DIGITALB DIGITALB