Një skenë e pazakontë mbërriti nga ishujt Kanarie, ku vullkani i Cumbre Vieja vazhdon të nxjerrë llavë e tym prej ditësh. Një det llave mbuloi zonën rreth e rrotull vullkanit në La Palma, por një shtëpi e vetme aty ka mbetur e paprekur edhe pse të tjerët rrotull saj janë shkatërruar. Lajmi ka qarkulluar me shpejtësi në rrjetet sociale, përdoruesit e të cilave flasin për një rast të “cuditshëm”. Vetë pronarët e shtëpisë, një cift pensionistësh danezë nuk gjenden në ishull, por janë shumë të befasuar që shtëpia e tyre nuk është rrënuar. “Kur e morën vesh këtë, ata filluan të qajnë” , tha arkitektja Ada Monikendam për El Mundo. AFP