Top Channel/ Vuçiç sfidon BE dhe shkon në Moskë! Çfarë pritet të ndodhë
07/05/2025 22:19

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, sfidoi Bashkimin Evropian dhe fluturoi këtë të mërkurë drejt Moskës, ku do të marrë pjesë në Paradën e Fitores, në Sheshin e Kuq. Pasi arriti në kryeqytetin rus, Vuçiç shkroi në Instagram se ishte "kthyer në Moskë pas shumë vitesh". "Krenar me luftën antifashiste të popullit serb dhe mirënjohës për ndihmën e madhe që kemi pasur nga Ushtria e Kuqe gjatë çlirimit të Serbisë", shkroi Vuçiç. Avioni i tij, gjatë udhëtimit drejt kryeqytetit rus më 7 maj, u ndal fillimisht në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, sipas Radiotelevizionit të Serbisë, dhe më pas vazhdoi fluturimin drejt kryeqytetit rus. Sipas Kremlinit, më 9 maj është paraparë një takim dypalësh ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin. Në fillim të marsit, Vuçiç njoftoi se do të merrte pjesë në paradën ushtarake me rastin e Ditës së Fitores kundër fashizmit, pas një bisede telefonike me Putinin. Rusia më 9 maj shënon 80-vjetorin e fitores kundër fashizmit në Luftën e Dytë Botërore me një paradë ushtarake në Sheshin e Kuq në Moskë, si dhe me një sërë aktivitetesh të tjera. Më herët, Bashkimi Evropian paralajmëroi Vuçiç se, nëse shkon në Rusi, unioni do ta ketë shumë të vështirë të ndihmojë Serbinë në rrugëtimin europian.

Top News – ‘Armëpushim i plotë e i menjëhershëm’ / Trump konfirmon: India dhe Pakistani bien dakord
10/05 17:31
Top News – ‘Nuk pati kurrë armëpushim…!’ Rusia e Ukraina fajësojnë njëra tjetrën, lufta vazhdon
10/05 17:28
Top News – Shkoi te Putin, sfidoi BE-në / Vuçiç nuk do të ketë asnjë sanksion, konfirmon Gjuriç
10/05 16:05
Top News – Bie në tokë pas 53 vitesh në orbitë / Anija kozmike e erës sovjetike ‘kthehet në shtëpi’
10/05 16:01
Top News -‘Forcë e çelik’, SHBA tregon fuqinë / Avionë supersonikë të padukshëm, helikopterë e dronë
10/05 15:04
Top News – Fishekzjarret ‘ndezin’ Kremlinin…Putin, Xi Jinping, Steven Seagal dhe raketat…
10/05 15:02
Top News – Panik në Spanjë, njerëzit mbyllen brenda / Re toksike në qiell, digjet fabrika kimike
10/05 14:58
Top Channel/ Konflikti po përshkallëzohet, Pakistani: Lufta bërthamore mund të fillojë në çdo moment
10/05 14:49
Top Channel/ Hap tjetër drejt luftës nga India dhe Pakistani, dy vendet shkëmbejnë sërish sulme
10/05 14:48
Top Channel/ Marrëdhëniet Trump-Netanyahu në krizë, marrëveshja bërthamore në rrezik
10/05 14:47
Top Channel/ Prag lufte bërthamore, SHBA-ja ofrohet të ndërmjetësojë mes Indisë e Pakistanit!
10/05 14:40
Top News – 80 për qind tarifë për Kinën / Trump tërhiqet para bisedimeve: Duket e drejtë
10/05 13:06
Top News – Liderët evropianë rrezikohen në Kiev / 007 amerikane: Putin plan për sulm të madh ajror
10/05 13:04
Top News – Pakistani thërret organin bërthamor!? Ministri pakistanez nuk konfirmon: Mundësi e largët
10/05 12:55
Top News – Rusia vë kushte për armëpushimin / Armët e Perëndimit në Ukrainë, të ndalen
10/05 12:54
Top News – Irani dërgon Fath-360 në Rusi / Lëshojnë raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi
10/05 12:44
Top News – Të mëdhenjtë e Evropës zbarkojnë në Kiev / Liderët: Putin të pranojë armëpushimin
10/05 12:42
Top Channel/ The Times e Londres njofton per plane radikale anti- emigracioni, preken shqiptarët!
10/05 12:29
Top Channel/ “Sfidë” paradës së Putinit, liderët e BE-së në Kiev: Thirrje për armëpushim 30 ditor!
10/05 12:10
Top Channel/ Gjermani, DW: Rregull i ri për të rifituar shtetësinë shqiptare!
10/05 12:07
BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta