Top News – Panik në Spanjë, njerëzit mbyllen brenda / Re toksike në qiell, digjet fabrika kimike
10/05/2025 14:58

Rreth 160,000 njerëz në rajonin verilindor të Katalonjës në Spanjë u paralajmëruan të qëndronin brenda shtëpive të tyre të shtunën, pasi një zjarr në një zonë industriale shkaktoi një re toksike klori mbi një zonë të gjerë, thanë shërbimet e emergjencës. Zjarri në një kompani produktesh për pastrimin e pishinave filloi në orën 2.20 të mëngjesit në një qytezë që ndodhet 48 kilometra në jug të Barcelonës dhe shkaktoi një re të madhe me tym klori mbi zonë. "Nëse jeni në zonën e prekur, mos dilni nga shtëpia ose vendi juaj i punës", tha shërbimi i Mbrojtjes Civile në faqen e mediave sociale X. Askush nuk është lënduar në zjarr, thanë shërbimet e emergjencave në katalonjë të shtunën, por banorëve në pesë qytete iu dërgua një mesazh në telefonat e tyre celularë duke u kërkuar të qëndronin brenda. "Është shumë e vështirë që klori të marrë flakë, por kur ndodh kjo, është shumë e vështirë ta shuash", tha pronari i zonës industriale për mediat lokale. Sipas tij, shkaku i zjarrit mund të ketë qenë një bateri litiumi. Trenat që duhej të kalonin nëpër zonë u ndalën, rrugët u bllokuan dhe evente të tjera të planifikuara u anuluan. Sipas një zëdhënësi të mbrojtjes civile, zjarri u vu nën kontroll por presidenti katalanas Salvador Illa paralajmëroi se urdhri për të qëndruar në shtëpi do të mbetej në fuqi derisa të mos kishte "asnjë rrezik për popullsinë".

Top News – ‘Parlamenti nuk është cirk’. Merz refuzon flamurin LGBT në godinën e Bundestagut
04/07 23:00
Top Channel/ Tragjedi në Teksas! Humb jetën 9-vjeçarja nga i nxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë
04/07 22:30
Top News – Targë për monopatinat. Italia vendos rregullore për dyrrotakët elektrikë
04/07 22:30
Top Channel/ “Digjet” Italia! Tre persona humbin jetën, alarm i kuq në 20 qytete
04/07 22:27
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, rusët bombardojnë qytetin Krivyi Rih! Plagosen gjashtë persona
04/07 22:26
Top News – Hamasi ‘po dorëzohet’. Bisedimet mes fraksioneve, ‘Po’ armëpushimit të Trump
04/07 22:00
Top News – Turqi-Izraeli, përplasja e pashmangshme/ Analiza e FT, dy vendet luftë për hegjemoni
04/07 21:00
Top Channel/ Përplasen dy autobusë në Greqi, 47 të plagosur
04/07 20:00
Top Channel/ Musk sfidon Trump: Gati plani për partinë e re!
04/07 19:57
Top News – SHBA shënon Ditën e Pavarësisë! Fishekzjarre, parada dhe festa në çdo shtet
04/07 16:32
Top News- Nxjerr në ‘pension’ avionët luftarakë/Tajvani i thotë ‘lamtumirë’ F-5 pas dekadash shërbim
04/07 15:35
Top News – Ferr flakësh, Greqia e Turqia në ‘luftë’/Pyje e shtëpi të shkrumbuara, mijëra të evakuuar
04/07 15:24
Top Channel/ Rusia njeh talebanët: Vendi i parë në botë që njeh regjimin në Afganistan!
04/07 15:16
Top News- ‘Edhe një ditë kohë’ për Japoninë/ Shpërthen vullkani para tërmetit të madh të parashikuar
04/07 14:57
Top News – Rruga ‘luan’ simfoninë e 9 të Beethovenit / Bëhet virale, mahnisin Emiratet e Bashkuara
04/07 14:47
Top News – Peshqit arratisen nga Mesdheu / Zëvendësohen nga specie ekzotike, rikompozohen pjatat
04/07 14:45
Top News – Gjithë gjermanët, ushtarë për 6 muaj / Vendi planifikon shërbim vullnetar ushtarak
04/07 14:44
Top News – Shpërthen trafiku i kokainës…1000 për qind rritje në rrugët mes Spanjës dhe Francës
04/07 14:43
Top News – Njeh qeverinë talebane të Afganistanit / Rusia bëhet vendi i parë: Vendim i guximshëm
04/07 12:21
Romë/ Shpërthim i fuqishëm, pasi një depozitë karburanti dhe gazi morën flakë, 21 të plagosur
04/07 12:19