Aleksandar Vuçiç i ka shkelur prej vitesh vlerat dhe interesat e Bashkimit Europian dhe tani, duket ka ardhur koha që Beogradi të përballet me pasojat: Në një koment mbi rrugën evuopiane të Serbisë, gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” vlerëson se varrimi me nderime ushtarake i kriminelit të dënuar të luftës Ratko Mlladiç, në prani të përfaqësuesve të lartë shtetërorë, ishte pika që “mbushi kupën”.