Kryeministrat e Holandës dhe Luksemburgut e nisën një ditë më parë nga Beogradi vizitën në rajon që i coi sot në Prishtinë, qëllimi i së cilës është t`i bindin palët t'i kthehen tryezës së bisedimeve. Mark Rutte dhe Xavier Bettel pohuan në kryeqytetin serb pas takimit me presidentin Aleksandar Vucic se “është e një rëndësië kyce që Serbia dhe Kosova ndërmarrin hapa drejt de-përshkallëzimit dhe përfundimisht normalizimit të marrëdhënieve të tyre nëpërmjet dialogut të udhëhequr nga BE.