Top Channel/ Vriten dy vëllezër në Roskovec/ Dorëzohet autori. Ngjarja pas një sherri të fëmijëve
10/09/2024 19:35

Një grindje që ka nisur midis fëmijëve, ka përfunduar me dy viktima në fshatin Kurjan të Roskovecit. Dy vëllezërit, Gramoz dhe Vladimir Kurtaj, 52 vjeç dhe 46 vjeç, kanë mbetur viktima të një grindjeje që ka nisur ditën e djeshme midis fëmijëve të tyre dhe djalit të 49-vjecarit Altin Kuka. Ndërsa kanë qenë në qendër të fshatit, në një lokal në pronësi të Gramoz Kurtajt, ka mbërritur për t’u sqaruar bashkëfshatari i tyre Altin Kuka. Sipas dëshmive në vendngjarje, sherri ka degjeneruar në sharje dhe përleshje fizike midis dy vëllezërve dhe autorit, I cili nuk ka qene i vetëm. Në gjaknxehtësi e sipër 49-vjeçar ka marrë një armë zjarri automatike dhe ka qëlluar drejt dy vëllezërve, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë në vend, ndërsa tjetri në spitalin rajonal të Fierit. Menjëherë pas ngjarjes, autori është vetëdorëzuar në komisariatin e policisë Fier, ku ka dorëzuar dhe armën e krimit. Ndërkohë, në fshatin Kurjan mbërritën dhjetëra forca policie për të arrestuar edhe bashkëpunëtorët e mundshëm të autorit dhe për të shmangur një konflikt të mundshëm midis dy fiseve. Për banorët e fshatit, kjo është një ngjarje ku shkaku nuk justifikon veprimin, ndaj dhe janë të tronditur, pasi ngjarje të tilla nuk kanë ndodhur kurrë në këtë fshat. Kjo është ngjarja e dytë e rëndë brenda pak ditëve në Roskovec. Dy ditë më parë, në një lokal në hyrje të qytetit, një i mitur 15-vjeçar plagosi rëndë me thikë një 39-vjeçar për shkaqe banale.

Top News – Sërish zjarr në landfillin e Elbasanit. Shtëllunga të zeza tymi ‘mbytin’ qytetin
01/07 21:49
Top Channel/ Tymi mbulon Elbasanin! Zjarr i madh në Landfill, ndërhyn helikopteri
01/07 20:16
Top Channel/ Gjyqi për klanin “Duka”, zbardhet dëshmia e babait të rivalit të Ervis Martinajt
01/07 20:02
Top Channel/ Wizz Air 5 vjet në Shqipëri! Linja zgjerohet edhe me 3 destinacione të reja
01/07 20:01
Top Channel/ U arrestua sot në Francë, kush është ish-shoqëruesi i Saimir Tahirit, i akuzuar krime
01/07 20:00
Top Channel/ Farage për TCH: Shqiptaret e këqij i dua jashtë, vijnë në Londër për qëllime të mbrapshta
01/07 19:54
Top Channel/ Përfshihet nga flakët landfilli i Elbasanit, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse
01/07 19:26
Top News – Mbi 1 ton kokainë. Shkon në gjyq shqiptari që mbyti Zvicrën me drogë
01/07 18:26
Top News-Ligji i ri për administrimin e pallateve.Po nuk paguat tarifat, nuk shisni dot apartamentin
01/07 18:23
Top News – Kontrolli i investimeve të huaja. Tabaku e Braçe, rezerva për projektligjin e Shalsit
01/07 18:21
Top News – Wizz Air shënon 5 vite në Tiranë. Destinacione të reja dhe një promocion të veçantë
01/07 17:20
Top News – Humb kontrollin e motoçikletës, plagoset drejtuesi në Lezhë
01/07 17:05
Top News – Dogji mbetjet pranë pyllit të Sodës, në pranga pirromani në Vlorë
01/07 17:00
Top Channel/ Shtrenjtimi i biletës së transportit, banorët ngrihen në protestë në Elbasan
01/07 16:09
Top Channel/Përcillet për në banesën e fundit Mitropoliti i Gjirokastrës, Imzot Dhimitri
01/07 16:07
Top Channel/ Kurti nuk “tërhiqet”: Nis ndertimi i dy urave te reja krah Ures se Ibrit!
01/07 16:01
Top Channel/ Kampionati i boksit në Pukë, fiton i riu Jurgen Lazri
01/07 15:56
Top Channel/ Një vit pa Ismail Kadarenë! Përkujtohet gjeniu i letrave
01/07 15:51
Top Channel/ Kapet 1 kg kokainë/ Tiranë, arrestohen dy personat që do ta shisnin në rrugët e Tiranës
01/07 15:43
Top News- Atentati ndaj ish-policit Santiago Malko, dëshmon në gjyq babai i Leonard Dukës
01/07 15:42