Top Channel/ Vret veten pas fyerjeve në TikTok/ Gruaja nuk gjeti mbështetje as në familjen e saj
05/01/2024 19:32

Gjuha e urrejtjes dhe bullizmi në rrjetet sociale kanë çuar drejt vdekjes nënën e 4 fëmijëve në Durrës. 41-vjeçarja nga Sukthi u vetëvra pas përdorimit të një sasie fotoksine më 2 janar. Duhej të ishte një ditë feste, pasi ishte ditëlindja e vajzës së madhe të saj, por ajo zgjodhi të vetëvritet. T’i japë fund kalvarit të akuzave të padrejta ndaj saj. Ajo punonte prej vitesh në këtë fabrikë për prodhimin e litarëve dhe këtu nisi dhe konflikti me një punonjëse tjetër. Konflikti u transferua në rrjetet sociale, në TikTok ku u publikua dhe një video me foto të viktimës dhe fyerje të rënda ndaj moralit dhe dinjitetit të saj. Në dhjetor të vitit 2022 Bedrie Loka pati denoncuar në polici se në rrjetet sociale ishte hapur një profil i rremë me emrin e saj. Në lidhje me këtë kallëzim policia deklaroi se e ka referuar çështjen në prokurori, ndërsa familjarë dhe drejtues të fabrikës i shmangen deklarimeve mbi ngjarjen. Jashtë mikrofonit, familjarë dhe të afër thonë se çështja u mbyll pas largimit nga puna të punonjëseve të përfshira në këtë rast bullizmi pas një konflikti banal të nisur në vendin e punës. Por viktima vijonte të jetonte mes thashethemnajës në një komunitet të vogël. Me kthimin e bashkëshortit të saj për festën e fundvitit, më 27 dhjetor situata u rindez. Presioni dhe konflikti në familje u hap sërish edhe më i ashpër. Ndaj dyshohet se ajo zgjodhi t’i japë fund jetës së saj. E ndërsa prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kanë keqpërdorur të dhënat e saj, shoqëria civile ka njoftuar organizimin e protestave në lidhje me vdekjen e Bedries dhe padrejtësive që u bëhen vajzave dhe grave dhe bullizmit në rrjetet sociale. Gjuha e urrejtjes vazhdon të dëmtojë psikologjikisht mjaft persona, ndërkohë që këtë fillimviti regjistroi dhe viktimën e parë të saj, e cila kërkon drejtësi.

Top News- 16 vjeçari plagos tre shokët në Has/ Sherri nisi jashtë bilardos, ndalohen dy adoleshentë
23/10 18:38
Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53
Top Channel/ Korçë, priten pishat për ndërtimin e liceut Francez, ngrihen shqetësime mjedisore
23/10 15:52
Top Channel/ Dhuna në kopsht, 2 nën hetim. Nëna goditi edukatoren në Fier, policia po heton
23/10 15:50
Top Channel/ Vartësit e Ballukut nën akuzë. Verdho dhe Gjyli njihen me akuzat
23/10 15:49
Top Channel/ Tatimet: 2.15 milionë euro dëme në 127 biznese të dëmtuara nga protestat
23/10 15:48
Top Channel/ Pezullohen 7 policë për reagimet në protestë. Caka: 55 ankesa, 4 të tjerë nën hetim
23/10 15:45
Top Channel/ Protestë me bluza të bardha, i riu te Mjekësia kundërshton akuzat Ramës
23/10 15:44
Top Channel/ Rama: Dhuna nga Antifa dhe fonde nga Irani. Dalin emrat e të përfshirëve në vandalizëm
23/10 15:43
Top News – Rama e nxorri me precedentë penalë, i riu tregon dëshminë e penalitetit-Jam i padënuar
23/10 15:36
Top Channel/ Vartës të Belinda Ballukut, pas Verdhos, edhe Gentian Gjyli në SPAK
23/10 15:08
Top News- Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Shtyhet seanca ndaj Ervis Shkambit dhe xhaxhait të tij
23/10 15:01
Top Channel/ “Lironi rrugën”, policia thirrje me megafon përpara Kryeministrisë, vijon protesta
23/10 14:58
Top Channel/ Sherr me thika pranë oborrit të gjimnazit në Has, tre adoleshentë të plagosur
23/10 14:55
Top News – Rama e citoi si kriminel / Studenti i përgjigjet para Kryeministrisë-Jam ekselent!
23/10 13:57
Top News – TVSH mbush arkën e shtetit. Inflacioni shton me 30 për qind të ardhurat në buxhet
23/10 13:39
Top News – Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja. Autori del para gjykatës, prezentë edhe familjarë
23/10 13:37
Top Channel/ Protesta e Studentëve, përmbysen dhe digjen ‘karriget’ e Dialogut, protestuesit…
23/10 13:31