Vëllai i Ali Zilit, që dyshohet se vrau dy gra në fshatin Progër pasi u hyri në shtëpi për t’i grabitur, thotë se ai ishte persona problematik, “që kur pinte nuk dinte ç’bënte”. Ai thotë se e ka denoncuar disa herë të vëllanë, por policia e linte të lirë.