Top Channel/ Vrasja e Astrit Kalasë, reagon Drejtësia: Alarm për sigurinë
06/10/2025 22:43

Vrasja brutale e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja, në sallën e gjyqit në krye të detyrës, tronditi opinionin publik, por edhe sistemin gjyqësor në Shqipëri. Pas ngjarjes, institucionet më të larta të drejtësisë reaguan me deklarata solidariteti dhe me një apel për reflektim kombëtar. Gjykata e Apelit, ku gjykatësi Kalaja shërbente, e cilësoi ngjarjen si një “goditje për të gjithë shoqërinë tonë”, duke bërë thirrje për rritje të menjëhershme të masave të sigurisë në ambientet gjyqësore dhe ndalim të gjuhës së urrejtjes ndaj gjyqtarëve. “Siguria është parakusht i pandashëm për ushtrimin e pavarur të detyrës gjyqësore,” thuhet në reagim. Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e përshkroi aktin si “kërcënim serioz për pavarësinë e gjyqësorit dhe besimin e qytetarëve në shtetin e së drejtës.” Në deklaratë thuhet se magjistratët nuk duhet të ndihen të pambrojtur në detyrë, duke theksuar nevojën për masa konkrete. Edhe Gjykata Kushtetuese shprehu tronditjen për ngjarjen, duke theksuar se “ky nuk është thjesht një sulm ndaj një individi, por një sulm ndaj vetë shtetit të së drejtës.” Institucioni bëri thirrje për veprim të menjëhershëm dhe të vendosur për të garantuar sigurinë fizike dhe institucionale të gjyqtarëve dhe qytetarëve. Këshilli i Lartë Gjyqësor e cilësoi vrasjen si një akt kriminal që “cenon themelet e shtetit të së drejtës”, duke theksuar se “çdo akt që cenon integritetin e gjykatave, dëmton gjithçka që ndërtohet me punë dhe përkushtim”. Ndërsa Këshilli i Lartë i Prokurorisë u shpreh se “vrasja e një magjistrati në sallën e gjyqit është një akt i paimagjinueshëm dhe një sulm i drejtpërdrejtë ndaj Kushtetutës dhe sigurisë publike”. KLP bëri thirrje për unitet institucional dhe një përgjegjësi të përbashkët shtetërore për mbrojtjen e përfaqësuesve të drejtësisë.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16