Top Channel/ Vrasësi mbetet në burg! Dashnor Dumani u ekstradua, autori i masakrës së Bradasheshit
14/06/2025 15:15

Gjykata e Posaçme la në burg Dashnor Dumanin, i cili është vëllai i të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani. 40 vjeçari ishte në kërkim prej një viti pas masave të vendosura në mungesë për vrasje, vjedhje të kryera në kuadër të organizatës kriminale. Vëllai i të penduarit të drejtësisë u ekstradua nga Dubai së bashku me Armes Stafën, i kërkuar për pastrim të parave dhe që konsiderohet si pjesë e grupit të Çopjave në Elbasan, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha. Dashnor Dumani dyshohet nga SPAK se mori pjesë në masakrën e trefishtë në Bradashesh në 2018 ku u vra edhe vëllai i Erjon Alibej, një tjetër i penduar i drejtësisë që po zbërthen sagën e krimeve në Shqipëri, si po hedh dritë mbi narkotrafikantë shqiptarë. Në këtë ngjarje dyshohet sipas gjykatës se ka patur rolin e ekzekutorit, një moment që mohohet nga Nuredin Dumani, i cili u rekrutua nga Alibej si një vrasës me pagesë për të kryer eliminimet e kundërshtarëve ku më i kërkuari i Alibej ishte Talo Çela. Erjon Alibej thotë se kreu hetim më të imtësishëm se institucionet shtetërore mbi njerëzit e përfshirë në masakrën e trefishtë dhe se i kërkoi Nuredin Dumanit ti qëndronte besnik dhe se do ta falte edhe në rast se i vëllai kishte qenë i përfshirë në krim. Me mbërritjen e 40 vjeçarit nga Emiratet e Bashkuara pritet që sërish SPAK të kryejë lëvizjen e radhës dhe ta pyesë nëse edhe ai do pranojë apo jo të bëhet i penduar si i vëllai, për sa kohë ai përmendet edhe në ngjarje të tjera siç është grabitja e Rinasit. Ndërkohë i arrestuari tjetër Stafa, u la i lirë nga gjykata, me masën arrest shtëpiak mbas një shkrese të sjellë nga avokati i tij për tregonte se për kohën kur akuzohet se kreu krimin, ai nuk gjendej fare në Shqipëri, por në Itali i mbyllur në shtëpi nga covidi.

Top News – ‘Ligji nuk mjafton’/ Ambasadori gjerman – Goditja e korrupsionit, faktor kyç
10/09 22:10
Top News- Sa merr një gjyqtar e prokuror? Ministri Malaj nxjerr pagat: Unë zbatova ligjin!
10/09 21:47
Top News – ‘Jam princesha jote e vogël’. Zbardhen videot intime që oficerja i dërgonte të dënuarit
10/09 20:58
Top News- “Po vjen shiu, do përmbytemi!”, banorët e Durrësit në protestë, kërkojnë ndërhyrje
10/09 20:57
Top News- Durrësi, me fushë të re sportive. ‘Mbusheni me energjinë tuaj pozitive dhe ëndrra’
10/09 20:30
Top Channel/ E vret bombola e gazit! Lezhë, kryefamiljari ndërron pas dy javësh
10/09 20:04
Top Channel/ Program i ri për strehimin, Rama: Do u japim çelësat 4 mijë çifteve
10/09 20:03
Top Channel/ Debat për hartën e Përrenjasit, Muzhaqi e Komici përplasen me banorët
10/09 20:01
Top Channel/ Gjermania: Kushtet për në BE! Korrupsioni, i panegociueshëm
10/09 19:59
Top News- ‘Zhbllokoni pagat, ose bllokojmë gjyqet’, gjyqtarët deklaratë: Kushtetuta nuk negociohet
10/09 17:07
Top Channel/ Aksident në aksin Berat-Lushnje, përplasen 3 automjete, 2 persona në gjendje të rëndë
10/09 17:06
Top News – ‘Eksperiment me shumë viktima.’ Rama: Tirana po paguan mbajtjen e Veliajt në burg
10/09 16:43
Top News – Gushti më përvëlues në histori. Muaji ‘i flaktë’, temperaturat kaluan pikën kritike
10/09 15:56
Top News- Akuzat për pengim të drejtësisë / Specialja e Hagës kërkon gjashtë vite burg për Thaçin
10/09 15:56
Top News – Gjykatat, bojkot i pjesshëm. Revolta për moskalimin e pagave të muajit gusht
10/09 15:56
Top Channel/ Debat për hartën e Prrenjasit. Muzhaqi dhe Komici shmangën përgjigjen
10/09 15:50
Top Channel/ Hyjnë me kallashnikov në lokal. Velipojë, dy të rinj të armatosur kërcënojnë klientët
10/09 15:47
Top Channel/ Studentët e huaj në auditorë. Universiteti i Gjirokastrës përgatit programe në anglisht
10/09 15:46
Top Channel/ Kroacia asgjeson 14 ton speca nga Fieri. Ngarkesa shqiptare rezultoi me një fungicid
10/09 15:46
Top Channel/ Check-up falas, mungojnë kitet. Qendrat shëndetësore kryejnë 5-7 kontrolle në ditë
10/09 15:45