Top Channel/Votim historik, Kongresi Amerikan jep ndihmë shtesë ushtarake për Ukrainën dhe Izraelin
20/04/2024 22:19

Republikanë dhe demokratë u bënë bashkë në Dhomën e Kongresit Amerikan për të miratuar një sërë ligjesh, në një votim historik që dërgon ndihmë direkte financiare drejt Ukrainës, Izraelit dhe Tajvanit. Akti i Ndarjeve Suplementare të Sigurisë në Ukrainë u votua nga 311 senatorë, ndërsa 112 ishin kundër, kryesisht Republikanë. Paketa përmban në total 91 miliardë dollarë, ku një pjesë e mirë shkon për ushtrinë amerikane dhe forcimin e prezencës së saj në rajonin përreth Rusisë, ndërsa 14 miliardë dollar do të jenë ndihmë direkt për Ukrainën në mënyrë që të blejë armë të reja dhe moderne që i nevojiten. Ndërkohë mbështetja ishte më e pakursyer për Izraelin, në të cilën 358 kongresmenë votuan pro ndihmës financiare ndaj shtetit hebre. Gati 40 miliardë dollarë do të shkojnë për armatime të reja dhe përsosjen e sistemit të mbrojtjes “Iron Dome”, ndërsa 9 miliardë dollarë si ndihmë humanitare. Mbështetje do të ketë edhe për Tajvanin, ndërsa akti përmban nene që ndalojnë influencën kineze në SHBA, një risk për mbylljen e aplikacionit Tik-Tok. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një postim në X se ai është "mirënjohës" për ligjvënësit e Dhomës, duke falënderuar personalisht kryeparlamentarin republikan Mike Johnson "për vendimin që e mban historinë në rrugën e duhur". Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu gjithashtu në rrjete sociale falënderoi Dhomën e SHBA “që demonstron mbështetje të fortë dypartiake për Izraelin dhe mbron qytetërimin perëndimor”. Presidenti i SHAB-së, Joe Biden përshëndeti veprimin historik duke thënë se dërgon një "mesazh të qartë" për udhëheqjen e Amerikës në glob. Që nga tetori presidenti i SHBA-ve kërkonte më shumë fonde për Ukrainën, ndërsa Republikanët e kthyen mbështetjen në axhendë politike duke bllokuar dhe shtyrë votimin. Tashmë ligji i miratuar i kalon Senatit të kontrolluar nga demokratët e Biden dhe më pas merr firmën e presidentit për të hyrë në fuqi. Pamjet: AFP

Top Channel/ Trump-Merz, debat për naftën: Çmimi do bjerë pas sulmeve tona
03/03 23:13
Top Channel/ Trump kritika Anglisë dhe Spanjës: Starmer nuk është Churchill
03/03 23:12
Top Channel/ “El Mencho” në arkivol të artë, masa ekstreme sigurie
03/03 23:10
Top News- Bisha e marinës britanike niset drejt Qipros, gati të luftojë dronët iranian
03/03 23:00
Top News- Avionët britanikë F-35 rrëzojnë dronët armiqësor të Iranit/ Bombat oshtijnë në Iran
03/03 22:41
Top News- Franca “futet” në luftë, nxjerr aeroplanmbajtësen në Mesdhe, Irani drejt shkërmoqjes
03/03 22:41
Top News- Luftë edhe në det, Trump nuk e kursen Iranin, nxjerr marinën
03/03 22:40
Top News- Luftë deri në raketën e fundit, kush ka më shumë bomba e armatim mes Iranit e SHBA
03/03 22:32
Top News- Arkivol ari, muzikë dhe tonelata me lule, ceremonia mortore e “El Mencho”
03/03 22:30
Top Channel/ Konflikti në Lindjen e Mesme prek Ngushticën e Hormuzit, Irani kërcënon të…
03/03 22:06
Top Channel/ Si arriti Izraeli të ekzekutonte Khamenein? Kamerat e rrugëve të Teheranit ishin të…
03/03 21:49
Top Channel/ Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, Greqia zhvendos raketat në…
03/03 21:48
Top Channel/ Izraeli avancon në Liban, trupat kanë hyrë 10 km brenda kufirit
03/03 20:22
Top Channel/ Merz pro Trump për luftën, zbulohen mesazhet në Shtëpinë e Bardhë
03/03 19:48
Top Channel/ Sulmi kushton 800 mln USD në ditë! Ofensiva në Iran ka çmim të lartë
03/03 19:40
Top Channel/ Pamjet live nga Izraeli, gazetari raporton nga fronti i luftës
03/03 15:47
Top Channel/ Lufta në Izrael, gazetari i TCH në frontin e luftës: Ushtria Izraelite po sulmon…
03/03 15:24
Top Channel/ Zelensky: Rusia humbi dimrin, por lufta në Iran është problem për Ukrainën?!
03/03 15:20
Top News – Erdogan kundër luftës në Iran / ‘Shkelje e ligjit ndërkombëtar’, përpjekje për paqe
03/03 15:00
Top News – Droni kamikaz i SHBA ‘debuton’ në Iran / ‘Performancë’ e suksesshme, kosto e ulët
03/03 14:58
DIGITALB DIGITALB