Në kohën kur Rusia kremton me shumë bujë Ditën e Fitores mbi nazismin, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen mbërriti në Kiev për bisedime me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, duke dëshmuar edhe një herë qartë mbështetjen e plotë të Perëndimit për vendin e përballur me agresionin brutal rus. “Sa mirë të jem sërish në Kiev.