Në qytetin e Vlorës vihet re një rritje e ndjeshme e numrit të divorceve gjatë viteve të fundit. Sipas specialistëve, kjo tendencë ndikohet nga një sërë faktorësh socialë, ekonomikë dhe kulturorë, që po ndryshojnë mënyrën se si perceptohet martesa dhe familja në shoqërinë shqiptare. Avokatja për çështjet sociale, Elona Mone, rendit si faktor kryesor të divorceve problemet reale brenda çifteve, kryesisht dhunën në familje.