Festimet e ndërrimit të viteve jo të gjithë mundën ti kalojnë pranë familjeve. Për shkak të temperaturave të ulta dhe virozave, një pjesë e fëmijëve kanë qenë të shtruar në spital. Situata në pediatrinë e Elbasanit ka qenë disi më e qetë se ditët paraardhëse natën e ndërrimit të viteve. Për mjeken, ky është viti i tretë që natën e ndërrimit të viteve e kalon në punë dhe kjo për shkak të një zgjedhje të veçantë të saj.