Top Channel/ Vijon “ferri” në Los Angeles! Flakët shkrumbojnë lagjet, pritet të vihet shtetrrethimi
11/01/2025 22:51

Zjarret vijojnë të djegin Los Angeles, duke iu marrë jetën të paktën 11 personave. Flakët masive kanë shkrumbuar lagje të tëra dhe mbi 12 mijë ndërsa janë shkatërruar plotësisht. Autoritetet pritet të vënë shtetrrethimin. Kalifornia Jugore po përballet me një sfidë të madhe për të kapërcyer situatën e krijuar nga zjarret masive që kanë përfshirë zonën, duke shkaktuar dëme të mëdha me lagje të tëra të shkrumbuara. Deri tani numri i viktimave ka arritur në 11. Sipas shërbimeve zjarrfikëse disa vatra zjarri javë vënë nën kontroll, por të tjera kanë shpërthyer. Mes kaosit të krijuar disa banorë të Los Angeles kanë nisur të kthehen në lagjet e tyre në një përpjekje të dëshpëruar për të shpëtuar çka munden e mes kërcënimit që nuk është fashitur, nga vatrat e reja të zjarrit. Rreth 180 mijë persona janë evakuuar, ndërsa sipas përllogaritjeve paraprake, dëmi arrin në rreth 50 miliardë dollarë. Në mes të gjithë kësaj situate tragjike është shfaqur një fenomen shqetësues, pasi ka nga ata që plaçkitin rrënojat dhe shtëpitë e braktisura. Të paktën 20 persona janë arrestuar si të dyshuar për grabitje, ndërsa grabitësit kanë filluar të maskohen me uniformat e zjarrfikësve. Pritet që autoritetet të vendosin shtetrrethimin, ndërsa iu bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që ta zbatojnë, pasi në të kundërt do të arrestohen ose do të gjobiten me 1 mijë dollarë. Zjarret, ndër fatkeqësitë natyrore më të rënda që kanë goditur ndonjëherë Kaliforninë, kanë djegur më shumë se 12.000 ndërtesa, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për të gjetur shkakun e tyre.

Top Channel/ Krahasimi i Trump me tmerrin bërthamor të 1945-ës, kryebashkiaku i Hiroshimës: Ai…
02/07 21:57
Top Channel/ Situata e luftës në Gaza, Netanyahu i vendosur: Nuk do të ketë më Hamas
02/07 21:56
Top News – Korrupsioni me fondet e BE. Greqi, rritet presioni ndaj kryeministrit Mitsotakis
02/07 16:57
Top News- Urat mbi Ibër ‘mollë sherri’/ Gjermania i kërkon Serbisë përgjegjësit për ‘Banjskën’
02/07 16:56
Top News – Samiti i NATO-s rriti punën / Por eskortat në Holandë u ankuan për masat e sigurisë
02/07 16:55
Top News – Rusia ‘i shpall luftë’ Gjermanisë / Përdor platforma mediatike për të mbjellë pakënaqësi
02/07 15:55
Top News – 30 mijë ushtarë të tjerë për Putinin/Koreja e Veriut s’ndalet, trefishon numrin e trupave
02/07 15:40
Top News – Përvëlimi po vjen drejt nesh! Vala e të nxehtit në Evropë zhvendoset drejt lindjes
02/07 15:34
Top News – Toka po shkon drejt rrënimit! ‘Kemi vetëm një shtëpi’, Papa reagon për klimën
02/07 15:32
Top News – ‘U harrua’ në makinë në 36 gradë / Humb jetën fëmija në Spanjë, edhe viktima të tjera
02/07 15:09
Top News – Frikë për ‘megatërmet’ / 82 për qind shanse të ndodhë shpejt, Japonia në ethe
02/07 15:09
Top Channel/ Greqia 43 gradë Celsius, metereologët: Ja kur i nxehti mbërrin kulmin!
02/07 14:54
Top Channel/ Hamasi i përgjigjet Trumpit: OK armëpushimit, nëse oferta është serioze!
02/07 14:05
Top Channel/ Zbutet Musk, miliarderi amerikan vlerëson Trump për zgjidhjen e konflikteve botërore
02/07 13:51
Top News – Irani ‘minoi’ Ngushticën e Hormuzit / Burimet amerikane: Mbushi një anije me mina detare
02/07 12:52
Top News – Bota sheh Iranin, Putin ‘bën namin’ / Avancon në Ukrainë, ‘qershor i frytshëm’ për Moskën
02/07 12:15
Top News – Dalai Lama do rimishërohet / Lideri budist do të ketë një pasardhës
02/07 12:11
Top News – Irani, gati për bombën bërthamore / ‘Mund të pasurojmë uraniumin në shkallën 90 për qind’
02/07 12:11
Top News – Këput lidhjet me agjencinë bërthamore / Irani rebelohet, presidenti ndalon bashkëpunimin
02/07 12:09
Top News – SHBA ndal armët për Ukrainën / ‘I duam për vete!’, Pentagoni bën vlerësimin
02/07 11:57