Veriu i Spanjës përballet me përmbytje masive prej stuhisë Barra, që i bëri lumenjtë të dalin nga shtrati në rajonin e Navarrës, e mbuloi në ujë rrugë, shtëpi e makina. Autoritetet vendasë shpallen gjendjen e emergjencës nga vërshimi i ujrave, i cili dukej i pafrenueshem e po zbriste edhe në jug, drejt qytetit Peralta. Problemi kryesor mbetet niveli i lumenjtë, ato praktikisht janë “cmendur”, tha sekretari rajonal Amparo Lopez. Pas një fronti të ftohtë që i bëri temperaturat të uleshin menjëherë në mbarë Spanjën, Barra solli edhe shira të rrëmbyer e ngrica, duke i gjetur shumë prej banorëve të papërgatitur.