Në Abaz të Krujës, për herë të parë do të prodhohet një verë e veçantë që nuk është bërë kurrë më parë nga kantinat tona. Bëhet fjalë për verën Amarone. Kjo verë është ndryshe, pasi lëngu i saj përgatitet nga rrushi i thatë dhe jo i freskët. “Rrushi i thatë për verën time Amarone është pothuajse gati. Speciale!” Vendimi i Bujarit për të nxjerrë këtë lloj vere erdhi si një dëshirë e tij. Enologu i kërkoi të bënte investime teknologjike, por mungesa e parave e çoi Bujarin drejt një zgjidhjeje: ai përdori serën e tij, ku mbillte perimet, dhe vari rrushin Merlot.