Top Channel/ Venezuela do zhytet më thellë në diktaturë, “pasi vodhi zgjedhjet, Nicolás Maduro…”
09/01/2025 18:36

Venezuela pritet të ‘zhytet’ në thellë në diktaturë, pasi Nicolas Maduro do të zgjasë sundimin e tij 12-vjeçar, pavarësisht dyshimeve se vodhi zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar. “The Guardian” shkruan se zgjedhjet u fituan nga Edmundo Gonzalez, i cili u largua për t’i shpëtuar ndonjë atentati të mundshëm. Megjithatë ai është zotuar se do të rikthehet në Venezuelë për të sfiduar inaugurimin e planifikuar të Maduros të premten. Ministri i brendshëm venezuelas paralajmëroi Gonzalesin se do të arrestohet në rast se kthehet në Venezuelë. “Eja, të presim”, provokon ministri Cabello. Vëzhguesit thonë se inaugurimi i pritshëm i Maduros, të cilin liderët e shumicës së qeverive demokratike do ta bojkotojnë, përfaqëson një moment historik në rënien e ngadaltë të një prej demokracive më të mëdha të Amerikës së Jugut. “Administrata e Maduro u shndërrua nga një autoritarizëm elektoral në të qenit një regjim autoritar i mbyllur. Ai është një diktator brutal që burgos njerëzit që mendojnë ndryshe dhe që e kundërshtojnë atë. Është një diktator që mbikëqyri kolapsin më të madh ekonomik në historinë moderne të Amerikës Latine dhe është përgjegjës për eksodin më të madh të emigrantëve në historinë e hemisferës”, shprehet akademisti John Polga-Hecimovich. Në prag të ceremonisë të së premtes në Karakas, aktivistët akuzuan agjentët e Maduros për rrëmbimin e më shumë se një duzinë figurave të lidhura me opozitën, duke përfshirë dhëndrin e González, Rafael Tudares, aktivistin e të drejtave të njeriut Carlos Correa dhe një politikan të njohur opozitar të quajtur Enrique Márquez.

Top Channel/ Integrimi, Kroacia i vë kushte Malit të Zi
26/11 23:16
Top News- Netanyahu drejt fundit politik? Eisenkot siguron një tjetër aleat për rrëzimin e qeverisë
26/11 23:15
Top News- 430 mjete të blinduara ushtarake, pesë vende të NATO “gati për luftë” me Rusinë
26/11 22:57
Top News- Bie migrimi në Britani/ Niveli më i ulët në tre dekada, duke përjashtuar pandeminë
26/11 21:30
Top News- Kroacia kushtëzon anëtarësimin e Malit të Zi/ Rikthehen përplasjet për çështjen e kufirit
26/11 21:13
Top News- Pas bllokimit disavjeçar të linjave/Kosova ndalon tregtimin e energjisë me kompani serbe
26/11 16:42
Top News – Kim Jong un inspekton armët bërthamore / Kërkon që Koreja e Veriut të zgjerojë arsenalin
26/11 15:33
Top News – Do kthente shefin e Nvidias me ligj ushtarak / Hegseth hodhi idenë pas largimit të Huang
26/11 15:32
Top News – 100 mijë rezervistë ‘gati për luftë’ / Londra ‘në këmbë’, nuk ndodhte nga Lufta e Ftohtë
26/11 15:21
Top News – Refuzoi të blinte F35-at amerikanë/ SHBA akuzon Kanadanë: Dështoi në mbrojtjen e Amerikës
26/11 15:16
Top News – ‘Jemi vite dritë larg marrëveshjes’ / Meloni: Jo buxhet ‘ku jep shumë për të marrë pak’
26/11 15:10
Top Channel/Salvini: Zelensky të mos sjellë luftën në dyert tona, ne po i mbështesim ekonomikisht..!
26/11 14:58
Top Channel/ Musk fal nga dy aksione të SpaceX për çdo fëmijë në Shtetet e Bashkuara
26/11 14:56
Top Channel/ Kroacia bllokon Malin e Zi në BE? Në fillim të zgjidhim “hallet” e kufirit!
26/11 14:38
Top News – 1 milion satelitë në orbitën e Tokës / Musk merr ‘OK’-in, qendra të dhënash në hapësirë
26/11 13:16
Top News– Britania ‘shpëton’ nga emigrantët / Niveli më i ulët në dekada, me përjashtim të pandemisë
26/11 13:16
Top News – Trump paralajmëron Rusinë… / ‘Mos e zgjeroni luftën përtej Ukrainës, ka pasoja!’
26/11 13:14
Top News – Karta triumfon, lë pas Keshin / Për herë të parë në BE…kryeson Finlanda
26/11 13:14
Top News – Dy aksione të SpaceX për çdo fëmijë në SHBA, Elon Musk ‘do dhurojë’ 18 miliardë dollarë
26/11 13:07
Top Channel/ Përplasje për buxhetin e BE, Franca dhe Gjermania vendosin kushte, mosmarrëveshje…
26/11 11:56