Top Channel/ Vendi i punës si shtëpi. Historia e pazakontë e gruas që u shërbeu 40 vite të moshuarve
29/12/2024 19:48

Një histori jo e zakontë kur vendi i punës kthehet në shtëpinë tënde. Kristi Gongo: Për sa të moshuar je kujdesur? Sofie Pano: Shumë, për shumë jam kujdesur. Sot jam vetë këtu.. Më mbajnë një çik me hatër se thonë je personeli ynë… (qesh) Sofie Pano që në moshën 25 vjeçare ka punuar në shtëpinë e të moshuarve në Shkodër për mbi 4 dekada. E sot prej më shumë se 1 viti jeton aty. Një kthesë e fortë jetësore. Koleget e saj të mëparshëm i ka kujdestarë, e të moshuarve që ju rrinte mbi kokë shok. Sofia dikur është kujdesur dikur për Gëzimin, ndërkohë sot ndajnë të njëjtën shtëpi të moshuarish bashkë. Si është raporti juaj? Si është kujdesur Sofia për ju? Gëzimi: Normalisht si të gjitha gratë, por sot në shpërblim të asaj që na ka bërë ne unë i përgjigjem… më mbushen sytë me lot, na ka shërbyer! Ne kemi nevojë për shoqëri, për njëri tjetrin… Sofia është rritur në një familje të madhe. Edhe në punë pati të njëjtin fat. Mirëpo kjo grua që i kushtoi jetën kujdesit ndaj të moshuarve, tashmë e gjen veten në të njëjtin vend si ta. Pensionin po e kalon aty, pa e besuar më parë; për shkak se emigracioni e ka larguar me gjakun e saj. Sofie Pano: Unë jam gjirokastrite me origjinë, por e kam pasur babin oficer e transferuan në Tiranë pastaj në Shkodër. Jemi 13 fëmijë, 6-7 kemi lindur në Shkodër. Vëllezër e motra I kam jashtë shtetit. Nuk kam dashur të shkoj te ta, më mirë në shtëpinë tënde. Kristi Gongo: E quan shtëpi? Sofie Pano: Shtëpi e quaj. Kam punuar për 42 vjet në azilin e Shkodrës dhe nuk e kam ndërruar. Më kanë dashur, më kanë respektuar dhe i kam dashur e respektuar! 67 vjeçares ju përforcua mendimi për të jetuar në shtëpinë e të moshuarve kur mësoi diagnostikimin me kancerin e gjirit. Qëndrimi në mjedisin që e njeh shumë mirë, ja bëri më të lehtë përballjen me sëmundjen… Sofie Pano: A rrihet vetëm? Mirë dita por nata nuk i dihet… Unë burrë e fëmija skisha. Edhe u sëmura. Janë kujdesur për mua kujdestaret, drejtori për seancat e kimios vinin me mua në Tiranë. Më në fund ja dola!

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06