Një vello e bardhë ka mbuluar hapësirën mes Shishtavecit dhe Stanave të Novosejt në Kukës. Kjo është lulja e Narcisit, e njohur ndryshe si lulet e poetit. Ky peizazh unikal mbledh rreth vetes vizitorë të të gjitha moshave, e madje edhe çifte që kurorëzojnë dashurinë mes kësaj parajse natyrore.