Sportisti Marin Meksi, i sapo shpallur kampion në Kupën e Botës që u zhvillua në Portugali, ku ngriti lart flamurin shqiptar, u nderua me medaljen e mirënjohjes së qytetit të Tiranës, nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Shqipërisë nuk i mungojnë talentet, tha Veliaj, ndërsa kampionin e cilësoi si një shembull të mirë, që promovon jetën e shëndetshme dhe nevojën për t’u marrë me sport.