Avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj i kanë kërkuar Gjykatës Kushtetuese të përshpejtojë shqyrtimin e padisë, në të cilën insistojnë se masa e arrestit në burg ndaj funksionarit është antikushtetuese. Avokatët i sugjerojnë Gjykatës Kushtetuese të caktojë një datë sa më të shpejtë në kalendar, duke e lidhur këtë kërkesë me një sërë argumentesh, mes tyre edhe dëmet që vijnë nga mungesa e kryebashkiakut në detyrë.