Top Channel/ Vdes lideri i rebelëve ELN në Kolumbi pas sulmit të ushtrisë
28/09/2021 20:24

Në pamjet e rënda shihen momentet e transportimit nga ushtria të një komandanti të lartë të grupit rebel ELN, nga organizatat e fundit guerrile që veprojnë ende në Kolumbi. Kryemilitanti ka vdekur sot prej plagëve të dy javëve më parë nga bombardimi i ushtrisë, njoftoi ministria e brendshme e vendit. Lideri i njohur ndryshe si "Fabian" ishte shënjestra e bombardimit të 18 shtatorit në rajonin verior të Çoko, tha ministri Diego Molano. "A u gjet dje i fshehur në zonën pyjore. Ishte pranë vendit ku u krye bombardimi," tha Molano, duke shtuar se militanti vdiq në spitalin e qytetit të Cali. Autoritetet thanë se besonin se komandanti kishte qenë në kamp, pasi panë sendet e tij mes shtatë guerrilasve të tjerë të vrarë nga bombardimi. Ministri tha më tej se Fabian drejtonte frontin perëndimor të ELN ndërsa qyteti i Çoko, ishte një nga bastionet e organizatës. "Ishte një kriminel i rrezikshëm, autor i vrasjeve, pengmarrjeve dhe drejtues i trafikut të drogës”, shtoi ministri. ELN është grupi fundit guerril që vepron ende në Kolumbi pas marrëveshjes së paqes në 2016 dhe grupit të majtë rebel FARC. ELN llogaritet se ka rreth 2,300 luftëtarë dhe mbështetje të gjerë në qendrat urbane.

Top News – ‘Kthen’ Putinin në bisedimet e paqes / Witkoff çon disa ‘ide’ për marrëveshje në Rusi
21/10 15:15
Top News – 500 ditë i bllokuar në territor armik / Ushtari i plagosur evakuohet me një dron
21/10 14:59
Top News – ‘Putin humanitar’, liron amerikanin / 74 vjeçari akuzohej se kishte luftuar për Ukrainën
21/10 14:58
Top News – Jelekëverdhët ‘bëhen gati për luftë’/ Macron premton: Nuk do ketë përsëritje të trazirave
21/10 14:50
Top News – Bota në drejtim të rrezikshëm…‘Shumë larg objektivave për klimën’, apelon OKB
21/10 14:06
Top News – Mirage 2000D përplaset në tokë / Avioni francez në flakë, humb jetën piloti
21/10 13:53
Top News- Këtë të shtunë, Evropa ‘në flakë’/ Nga Parisi në Tiranë ‘kaos global’, 101 grupe në aksion
21/10 13:38
Top News – Ushtria e NATO-s në luftë kundër Huthive / Turqia kërkon lejen e parlamentit për trupat
21/10 13:37
Top Channel/ OKB kërkon fundin e dhunës / Volker Türk: Qytetarët të dëgjohen, të hetohet policia
21/10 12:36
Top Channel/ Meloni ashpërson ligjin/ Pesë vite burg për dhunën në protesta, 20 mijë euro gjobë…
21/10 12:36
Top News – Do bashkojë Teslën me SpaceX / Elon musk konfirmon bisedimet: Është një ide e mirë
21/10 12:00
Top News – Evropa po e nënvlerëson Rusinë / Merz tërheq vëmendjen: Nuk është vetëm Ukraina…
21/10 11:56
Top News – Njeriu i Trumpit takon Putinin / Witkoff në Shën Petersburg, flasin për Ukrainën
21/10 11:50
Top News – Musk urdhëroi ngadalësimin e Starlink / La në vështirësi ushtrinë ukrainase, raporton WSJ
21/10 11:43
Top News – Protestat në Itali janë “luftë hibride”, “Perëndimi s’e ka kuptuar, formë e re trazirash”
21/10 11:38
Top Channel/ Merz jep alarmin: “Europianët nuk e kuptojnë sa e rrezikshme është vërtet Rusia”!
21/10 11:32
Top News – Franca nxjerr në rrugë ushtrinë / Policia dështoi gjatë trazirave të fundjavës
21/10 11:20
Top Channel/ “Ne thyejmë vitrinat, ju merrni këpucët”: Si u “peshkuan” në rrjet të rinjtë e Milanos!
21/10 11:11
Top Channel/ Dhunuan gazetarët, policët danezë nën hetim: Urgjent masa parandalimi në të ardhmen!
21/10 11:02
Top News- Sulmet ndaj anijeve/ NATO dërgon avionë dhe dronë në Detin e Zi
20/10 23:00