Shiu nuk e pengoi ndezjen e dritave të Pemës së Krishtlindjeve në Sheshin Shën Pjetër të Vatikanit, ku u vendos gjithashtu një skenë gjigande e lindjes së Jezusit me 30 statuja të krijuara nga një artist peruan. Këto figura prej qeramike me përmasa të një njeriu të zakonshëm, ishin veshur me kostume nga rajoni i Andeve, e para herë që në Vatikan shfaqen motive nga kjo zone.