Top Channel/ Vatikani, 2025-sa shpallet “Vit i shenjtë”: Falje jubilare mëkatesh!
24/12/2024 11:24

Mbrëmjen e sotme, në prag të Krishtlindjes, Papa Françesku hap "Vitin e Shenjtë", një ngjarje tradicionale fetare e një pelegrinazh solemn në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe në kishat e tjera të Romës. Për herë të parë kjo ka ndodhur në vitin 1300. Viti jubilar konsiderohet edhe një motor i fuqishëm turistik për qytetin. Ekspertët presin në Romë 30 milionë vizitorë e ndoshta më shumë. Në 1300-tën, në Romë u shfaqën shumë pelegrinë dhe Papa Bonifaci VIII e quajti spontanisht një vit jubile, vit të shenjtë. Fillimi zyrtar nuk ka qenë në kohën Krishtlindje, siç u bë zakon më vonë, por me një dekret papnor në fund të shkurtit. Bonifaci e shfrytëzoi situatën edhe për t'u mbrojtur kundër akuzave për herezi. Ai përcaktoi që të ketë një vit të shenjtë çdo 100 vjet. Por që në vitin 1350, kur papët e kishin rezidencën në Avignon dhe papati gjendej në krizë të thellë, pati përsëri një vit tjetër të shenjtë. Dhe pastaj që nga shekulli i 15-të çdo 25 vjet. "Aspekti financiar ka luajtur gjithmonë një rol", thotë historiani i kishës Ernesti. "Por e rëndësishme gjithmonë është edhe solidariteti i kishës mbarëbotërore gjatë gjithë vitit të shenjtë.” Gjatë vitit të shenjtë ka gjithmonë një falje jubilare mëkatesh të shpallur nga Vatikani. Kushdo që bën një pelegrinazh fetar në kishat më të rëndësishme të Romës me "portat e tyre të shenjta" (që nënkupton një ecje ditore prej afro 25 kilometrash) mund të përfitojë një mëshirim të mëkateve në jetën e përtejme. Viti i fundit i shenjtë ka qenë në 2016. Viti jubilar i radhës pritet të jetë në 2033, në 1700 vjetorin e vdekjes së Jezusit në kryq.

Top Channel/Prapaskenat e negociataveJo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, Irani kërkoi 27 miliardë dollarë
12/04 15:25
Top News – Bazat britanike në Qipro nuk preken / Nuk janë të negociueshme, statusi ligjor ‘i fortë’
12/04 14:01
Top News – Papa shpërthen: Mjaft me luftëra! Dënimi më i fortë për konfliktin në Iran deri më tani
12/04 13:50
Top News – Armëpushimi i Pashkës lëkundet / Putin lëshon dronët mbi Ukrainë, sulm masiv
12/04 13:49
Top News – Trump: Nuk ma ndjen për marrëveshjen! ‘Nuk ka rëndësi për mua, ne kemi fituar’
12/04 13:39
Top News – ‘Toka, një varkë shpëtimi’ në hapësirë / Astronautët e Artemis II kërkojnë unitet
12/04 13:03
Top News – Orban, betejë ‘për jetë a vdekje’ / Hungaria voton në zgjedhjet e rëndësishme
12/04 12:44
Top News – Irani nuk e di ku i ka vendosur minat…ndaj nuk po e hap Ngushticën e Hormuzit
12/04 12:34
Top News – Tym i zi në Pakistan, asnjë marrëveshje / SHBA e Irani mbeten në luftë, 21 orë bisedime
12/04 12:29
Top Channel/ Zgjedhjet në Hungari/ Sot vendoset nëse do të marrë fund sundimi 16-vjeçar i Orbanit
12/04 11:48
Top Channel/SHBA-Iran, dështojnë negociatat Delegacioni amerikan largohet nga Pakistani pas 21 orësh
12/04 11:37
Top Channel/ Hormuzi mban “PENG” palët, ngecin negociatat në Islamabad!
11/04 23:23
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina bëjnë paqe për Pashkët, ndalen bombardimet
11/04 22:23
Top News – Ta çojmë ‘gjyshin’ në azil! MAGA kundër Trumpit: Netanyahu po e tërheq nga hunda
11/04 16:00
Top News- Ngushtica e Hormuzit hapet shpejt! Trump zotohet…por nuk do të jetë një hap i lehtë
11/04 15:30
Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04 15:30
Top Channel/ Europa, vetëm tre javë karburant? Shoqata e aeroporteve, letër urgjente Brukselit!
11/04 15:10
Top Channel/ Bisedimet në Pakistan, 4 “vijat e kuqe të Iranit: “Nuk heqim dorë nga të drejtat tona”!
11/04 15:09
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 15:04
Top News- Kina po i jep armë Iranit! Inteligjenca Amerikane: Sisteme të reja të mbrojtjes ajrore
11/04 15:00