Top Channel/ Varianti indian i koronavirusit mbërrin në Maqedoninë e Veriut
07/06/2021 13:52

Një pacient i shtruar në spital me simptoma të koronavirusit në Maqedoninë e Veriut rezulton të jetë prekur nga varianti Indian i sëmundjes. Personi ishte kthyer nga Iraku, ku ka qenë i sëmurë për 10 ditë. Në momentin e kthimit, ai u transportua menjëherë në spital me një ambulancë speciale. Gjendja e pacientit është e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetë, informon Ministria e Shëndetësisë. Kreu i saj, Venko Filipçe, me propozimin e Komisionit për Sëmundjet Infektive kërkoi që ora policore në vend dhe masat aktuale të mbeten në fuqi në të gjithë territorin e vendit deri në 15 qershor. Lëvizja vjen pavarësisht faktit që situata epidemiologjike në vend konsiderohet e qëndrueshme, numri i rasteve aktive është në rënie, ndërsa ai i pacientëve të shtruar në qendrat e Covidit anekënd Maqedonisë, është tkurrur në mënyrë drastike. Nga 1 qershori, pati një lehtësim të kufizimeve në shtetin fqinj dhe u vendos që qytetarët të mos përdornin më maska në ambjentet e jashtme. Po kështu sektori i gastronomisë u lejua të rrisë kapacitetin e punës, ndërsa iu dha dritë jeshile edhe organizimit të dasmave dhe eventeve të tjera në ambiente të hapura, me praninë e më shumti 100 personave.

Top News – Starmer refuzon t’i bashkohet Trump. Britania kundër bllokadës detare të porteve iraniane
13/04 09:35
Top Channel/ Starmer i thotë “JO” Trump, presidenti i SHBA: Je si Neville Chamberlain
12/04 22:40
Top Channel/ Irani kërcënon Trump, zbulohet lëvizja e Putin
12/04 22:38
Top News – Zgjedhjet në Hungari / Mbyllet votimi, sondazhet nxjerrin humbës Orban
12/04 22:28
Top Channel/Prapaskenat e negociataveJo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, Irani kërkoi 27 miliardë dollarë
12/04 15:25
Top News – Bazat britanike në Qipro nuk preken / Nuk janë të negociueshme, statusi ligjor ‘i fortë’
12/04 14:01
Top News – Papa shpërthen: Mjaft me luftëra! Dënimi më i fortë për konfliktin në Iran deri më tani
12/04 13:50
Top News – Armëpushimi i Pashkës lëkundet / Putin lëshon dronët mbi Ukrainë, sulm masiv
12/04 13:49
Top News – Trump: Nuk ma ndjen për marrëveshjen! ‘Nuk ka rëndësi për mua, ne kemi fituar’
12/04 13:39
Top News – ‘Toka, një varkë shpëtimi’ në hapësirë / Astronautët e Artemis II kërkojnë unitet
12/04 13:03
Top News – Orban, betejë ‘për jetë a vdekje’ / Hungaria voton në zgjedhjet e rëndësishme
12/04 12:44
Top News – Irani nuk e di ku i ka vendosur minat…ndaj nuk po e hap Ngushticën e Hormuzit
12/04 12:34
Top News – Tym i zi në Pakistan, asnjë marrëveshje / SHBA e Irani mbeten në luftë, 21 orë bisedime
12/04 12:29
Top Channel/ Zgjedhjet në Hungari/ Sot vendoset nëse do të marrë fund sundimi 16-vjeçar i Orbanit
12/04 11:48
Top Channel/SHBA-Iran, dështojnë negociatat Delegacioni amerikan largohet nga Pakistani pas 21 orësh
12/04 11:37
Top Channel/ Hormuzi mban “PENG” palët, ngecin negociatat në Islamabad!
11/04 23:23
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina bëjnë paqe për Pashkët, ndalen bombardimet
11/04 22:23
Top News – Ta çojmë ‘gjyshin’ në azil! MAGA kundër Trumpit: Netanyahu po e tërheq nga hunda
11/04 16:00
Top News- Ngushtica e Hormuzit hapet shpejt! Trump zotohet…por nuk do të jetë një hap i lehtë
11/04 15:30
Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04 15:30