Temperaturat e larta të kësaj vere kanë ndikuar negativisht për prodhuesit e mjaltit. Një nga zonat më të mëdha prodhuese të mjaltit në vend, Librazhdi, këtë vit ka pasur një ulje të ndjeshme të prodhimit. Të pranishëm në panairin e përvitshëm të mjaltit në Librazhd këtë vit kanë qenë bletarë nga i gjithë qarku të cilët aktivitetin e shohin si një mundësi të mirë promovimi. Ata gjithashtu kanë ndarë mes tyre edhe shqetësimin për cilësinë e medikamenteve të bletës.