Top Channel/ Vaksinat shtesë, fitime marramendëse prej miliarda USD për kompanitë prodhuese
26/09/2021 12:18

Dozat shtesë të vaksinave përbëjnë shansin ideal për disa kompani prodhuese që të shtojnë fitimet e tyre me miliarda dollarë. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) miratoi shumicën e kategorive të përzgjedhura prej tyre: personat 65 vjeç e lart, banorët e shtëpive të pleqve dhe ata të moshës 50 deri 64 vjeç që kanë probleme shëndetësore kronike, si diabeti, të cilëve do t'u ofrohet doza shtesë pasi të kenë mbushur gjashtë muaj nga doza e fundit e vaksinës së kompanisë Pfizer. Sidoqoftë, kriza po evoluon vazhdimisht dhe disa zyrtarë të lartë të shëndetësisë amerikane presin që dozat përforcuese të autorizohen më gjerësisht në javët ose muajt e ardhshëm. Dhe kjo, plus rritjen e vazhdueshme në vaksinimet fillestare, mund të nënkuptojë një fitim të madh në shitje dhe në veçanti fitime për kompanitë Pfizer dhe Moderna.Bursa Ëall Street po ndjek me vëmendje zhvillimet. Parashikimi mesatar i analistëve për të ardhurat e kompanisë Moderna në vitin 2022 është rritur me 35% që kur Presidenti Joe Biden paraqiti në mes të gushtit planin e tij për dozat përforcuese. Analistja e kompanisë Morningstar, Karen Andersen pret që vetëm dozat përforcuese të sjellin rreth 26 miliardë dollarë në shitje globale vitin e ardhshëm për kompanitë Pfizer dhe BioNTech dhe rreth 14 miliardë dollarë për kompaninë Moderna nëse ato miratohen për pothuajse të gjithë amerikanët.

Top Channel/ Kush janë iranianët që paguan 5 shqiptarë për vrasjen e biznesmenit izraelit
17/11 23:37
Suedia merr vendimin historik, e drejta për abort mbrohet me Kushtetutë
17/11 23:03
Top News- Hoteli Trump ‘largohet’ nga Beogradi/ Qeveria serbe ndërpret kontratën për ndërtimin
17/11 23:00
Top Channel/ Kim Jong Un shijon pushimet në resortin luksoz, vajza e tij shihet duke bërë ski
17/11 22:59
Top Channel/ Trump shfaqet me flokë më të errët dhe më të dendur në Filipine
17/11 22:54
Top Channel/ Sulmi kibernetik alarmon botën, 178 faqe të njohura në shënjestër të hakerave
17/11 22:51
Top News- ‘Operacion i paparë’, goditet Ura e Krimesë/ Ukraina lëshon ‘Flamingon’ dhe zgjon Putinin
17/11 22:30
Top News- 900 mld euro për pensione të parakohshme/ Le Pen premton rishikim të sistemit
17/11 21:20
Top Channel/ Serbia “lëshon” Radoiçiçin! Vuçiç nuk e mbron dot më, shpallet në kërkim
17/11 20:02
Top News – SHBA, bie rrjeti sekret i komunikimeve. Probleme edhe NSA pas kaosit në aeroporte
17/11 20:00
Top Channel/ “Black uot” global!?! Bie rrjeti i sigurisë kombëtare në SHBA
17/11 19:44
Top News- Iranianët nisin ‘gjuetinë’ ndaj izraelitëve. Çmontohet grupi kriminal, zbulohet plani
17/11 19:30
Top News – Britania ndëshkon kolonët izraelitë / Mbron zgjidhjen me dy shtete, vendos sanksione
17/11 16:30
Top News – Kim Jong un ‘shkon’ për ski / Në resortin dimëror ndërsa Trump do ta takojë…
17/11 16:27
Top Channel/ Robert Pattinson, James Bond i ri/ Aktori britanik përzgjidhet për rolin e agjentit 007
17/11 15:44
Top Channel/ Atentat në Greqi me lidhje iraniane. Pesë të arrestuar në RMV, nga Shkupi e Kumanova
17/11 15:22
Top News – Dimri vjen herët, Anglia nën dëborë / Lëshohet alarmi, ndërprerje në rrugë e hekurudha
17/11 15:13
Top Channel/ Samiti BE-Ballkani Perëndimor, mesazhe Kosovës e Serbisë: Përparim në dialog, ndryshe…
17/11 15:08
Top News – Priftërinjtë katolikë nuk martohen! Papa përjashton mundësinë gjatë kthimit në Vatikan
17/11 15:02
Top News – Irani, ‘bombë të pistë’ në Uashington / CNN: Inteligjenca amerikane zbulon planet
17/11 14:53