Forcat e armatosura të Ekuadorit publikuan sot pamjet e shkatërrimit të mijëra armëve fatale e jo-fatale që ishin sekuestruar apo dorëzuar te autoritetet në rajonin e Gajakil. Operacioni ishte pjesë e fushatës të rritjes së sigurisë pas disa sulmeve të bandave të drogës ndaj qytetarëve dhe autoriteteve. Mes armëve të llojeve të ndryshme të shkatërruara nga zyrtarët kishte pistoleta, revolverë, shotgun e automatikë si dhe armë të ftohta apo aksesorë, që janë sekuestruar apo marrë në dorëzim nga autoritetet e rajonit prej vitit 2020. Armatimet ishin kapur gjatë operacionit të gjera ushtarak CAMEX ku përfshihen dorëzimet vullnetare të qytetarëve ashtu si dhe kapjen e tyre me anë të bastisjeve. Zyrtarë të disa enteve qeveritarte ishin prezentë në event për të rritur sensibilizimin publik kundër dhunës së armëve.