Top Channel/ Ushtri private në Ukrainë? The Telegraph: Trump, bisedime për të lejuar kontraktues
30/08/2025 22:06

Presidenti amerikan Donald Trump raportohet të ketë nisur bisedimet me aleatët evropianë për të lejuar kontraktues të armatosur të ndihmojnë në ndërtimin e fortifikimeve për të mbrojtur interesat amerikane në Ukrianë. The Telegraph shkuan se plani është një zgjidhje alternative e gjetur nga trump pasi premtoi që forcat amerikane nuk do të stacionoheshin në Ukrainë. Po sipas meds angleze, kontraktuesit amerikanë mund të vendosen për të ndihmuar në rindërtimin e mbrojtjes në vijën e parë, bazat e reja dhe mbrojtjen e kompanive amerikane, dhe prania e ushtarëve privatë do të vepronte si një pengesë për të parandaluar rusës të shkelnin një armëpushim të mundshëm. Plani po diskutohet së bashku me një sërë garancish të tjera sigurie të hartuara nga Koalicioni i të Gatshmëve, i udhëhequr nga Britania dhe Franca, të cilat do të formojnë bazën e një plani afatgjatë paqeje. Detajet përfundimtare, të cilat përfshijnë mbikëqyrjen ajrore, trajnimin dhe misionet detare në Detin e Zi, mund të shpallen gjatë këtyre ditëve nga Trump, shkruan më tej The Telegraph. Prania e kontraktuesve amerikanë në Ukrainë do të shihej si një nxitje e madhe për fuqitë evropiane që kërkojnë mbështetjen amerikane për një marrëveshje të mundshme paqeje.Vendosja e tyre do të sinjalizonte interesin e Shtëpisë së Bardhë në konflikt dhe do të rriste efektin pengues kundër një sulmi rus nga frika e hakmarrjes amerikane. Shtëpia e Bardhë mbetet kundër dërgimit të forcave të veta në Ukrainë, por ka rënë dakord për mbështetje të gjerë për forcat evropiane që do të mbështesnin çdo marrëveshje paqeje.

Top Channel/ Starmer i thotë “JO” Trump, presidenti i SHBA: Je si Neville Chamberlain
12/04 22:40
Top Channel/ Irani kërcënon Trump, zbulohet lëvizja e Putin
12/04 22:38
Top News – Zgjedhjet në Hungari / Mbyllet votimi, sondazhet nxjerrin humbës Orban
12/04 22:28
Top Channel/Prapaskenat e negociataveJo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, Irani kërkoi 27 miliardë dollarë
12/04 15:25
Top News – Bazat britanike në Qipro nuk preken / Nuk janë të negociueshme, statusi ligjor ‘i fortë’
12/04 14:01
Top News – Papa shpërthen: Mjaft me luftëra! Dënimi më i fortë për konfliktin në Iran deri më tani
12/04 13:50
Top News – Armëpushimi i Pashkës lëkundet / Putin lëshon dronët mbi Ukrainë, sulm masiv
12/04 13:49
Top News – Trump: Nuk ma ndjen për marrëveshjen! ‘Nuk ka rëndësi për mua, ne kemi fituar’
12/04 13:39
Top News – ‘Toka, një varkë shpëtimi’ në hapësirë / Astronautët e Artemis II kërkojnë unitet
12/04 13:03
Top News – Orban, betejë ‘për jetë a vdekje’ / Hungaria voton në zgjedhjet e rëndësishme
12/04 12:44
Top News – Irani nuk e di ku i ka vendosur minat…ndaj nuk po e hap Ngushticën e Hormuzit
12/04 12:34
Top News – Tym i zi në Pakistan, asnjë marrëveshje / SHBA e Irani mbeten në luftë, 21 orë bisedime
12/04 12:29
Top Channel/ Zgjedhjet në Hungari/ Sot vendoset nëse do të marrë fund sundimi 16-vjeçar i Orbanit
12/04 11:48
Top Channel/SHBA-Iran, dështojnë negociatat Delegacioni amerikan largohet nga Pakistani pas 21 orësh
12/04 11:37
Top Channel/ Hormuzi mban “PENG” palët, ngecin negociatat në Islamabad!
11/04 23:23
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina bëjnë paqe për Pashkët, ndalen bombardimet
11/04 22:23
Top News – Ta çojmë ‘gjyshin’ në azil! MAGA kundër Trumpit: Netanyahu po e tërheq nga hunda
11/04 16:00
Top News- Ngushtica e Hormuzit hapet shpejt! Trump zotohet…por nuk do të jetë një hap i lehtë
11/04 15:30
Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04 15:30
Top Channel/ Europa, vetëm tre javë karburant? Shoqata e aeroporteve, letër urgjente Brukselit!
11/04 15:10