Top Channel/ Urimi për 1 Qershorin/ Video-mesazhi prekës nga fëmijët
01/06/2021 09:41

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka uruar të gjithë fëmijët për festën e 1 Qershorit, me anë të një video-mesazhi mjaft të veçantë. “Ata meritojnë të gjitha kushtet për të jetuar një fëmijëri të bukur. E ç’kuptim do të kishte puna dhe mundimi ynë nëse në fytyrën e tyre do të mungonte buzëqeshja?!”, shprehet ministrja. Më tej ajo shton se çdo ditë për ta duhet të jetë ‘1 Qershor’, duhet të jetë festë. “Prandaj ne do të punojmë fort që t’i rrisim të shëndetshëm dhe të lumtur, që t’i edukojmë siç duhet, që të jenë profesionistët e aftë dhe qytetarët e denjë të së nesërmes,” thotë ajo. Nga klasa e parë në të dymbëdhjetën, nxënës të disa shkollave 9 vjeçare dhe të mesme kanë dhënë mesazhe nga më të ndryshmet dhe kanë shprehur dëshirat e tyre me rastin e kësaj feste. Në këtë video-mesazh tërheqin vëmendje mesazhet e Emanuelës nga ‘Instituti i Nxënësve që nuk Dëgjojnë’, dhe Anit, nxënësit të talentuar pianist nga ‘Instituti i Nxënësve që nuk Shikojnë’. Emanuela me gjuhën e shenjave përcjell emocion të heshtur dashurie duke thënë “Ne jemi si ju!”, ndërsa Ani me pjesën e tij të luajtur bukur në piano, shoqëron të gjithë video-mesazhin e urimit për 1 Qershorin. “Zëri arrin aty ku shikimi nuk mundet!” shprehet pianisti i talentuar.

Top Channel / Protesta, qetësi pas 9 ditësh. Vetëm incidente sporadike në bulevard
21/10 23:18
Top Channel / Shtohet numri i policëve të shpërblyer, zbardhet vendimi
21/10 23:14
Top Channel / OSBE reagon sërish për protestat: Stop dhunës, duhet dialog
21/10 23:00
Top News- OSBE reagon sërish për protestat: Dialogu konstruktiv të mbizotërojë mbi përplasjet
21/10 22:27
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina negociata në nëntor, Putin liron një amerikan
21/10 22:10
Top News-Refuzohet oferta e dytë e Ramës/Karriget hidhen sërish, protesta zhvendoset tek Parlamenti
21/10 22:07
Top Channel / BE i përgjigjet Rusisë për Shqiperinë dhe shtetet e Ballkanit: E kanë vendin në union
21/10 22:05
Top News- Rama ‘dialog’ online me protestuesin: Ju jeni prokurorë, e gjykatës apo jeni studentë?
21/10 21:30
Top News- “Ik andej”, tensione në bulevard mes protestuesve, çfarë ndodhi?
21/10 21:10
Top Channel/ Shiu shpërndan protestuesit, zbrazet qendra e Tiranës
21/10 20:42
Top Channel/ Video për rrjete sociale nga të rinjtë protestues, momente të bukura nga tubimi
21/10 20:22
Top Channel/ Protesta, evitohen përplasjet e mëdha! Vetëm incidente sporadike në shesh
21/10 20:21
Top Channel/ Protesta e nëntë më e qetë për disa orë, por në mbrëmje u kthyen molotovët
21/10 20:20
Top Channel/ Konfliktohen protestuesit me njëri-tjetrin, marshojnë drejt qendrës së Tiranës
21/10 20:17
Top Channel/ Kur do mbajë përgjegjësi?! Rama jep të gjitha përgjigjet rrugës për Budva
21/10 20:01
Top Channel/ Hamza jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK, merr vendimin e parevokueshëm
21/10 19:58
Top Channel/ Plani ogurzi! Kush po i shfrytëzon protestat e dhunshme në Europë?
21/10 19:56
Top Channel/ Zbardhet plani franko-shqiptar kundër dhunës, diskutime për një front anti-vandalizmi
21/10 19:49
Top Channel/ Jo vetëm djemtë por edhe vajzat, hedhje të gurëve në grup drejt Kryeministrisë
21/10 19:40
Top Channel/ Kënge e valle në orët e darkës, të rinjtë gaz e hare para policëve te Kryeministria
21/10 19:39