Monumenti i kulturës, Ura e Zogut, vijon të mbetet në gjendje problematike, pavarësisht ndërhyrjeve të kryera ndër vite dhe fondeve të konsiderueshme të investuara për restaurimin e saj. Mbi 55 milionë lekë me TVSH janë akorduar për një ndërhyrje emergjente në këtë monument kulture, ndërsa aktivistë të shoqërisë civile ngrenë shqetësime mbi efektivitetin e punimeve dhe gjendjen aktuale të urës. Sipas tyre, dokumentacioni i siguruar tregon se janë lidhur kontrata si për zbatimin e punimeve, ashtu edhe për mbikëqyrjen teknike, duke e trajtuar ndërhyrjen si prioritet për ruajtjen e objektit.