Përshpejtimi i aktivitetit ekonomik dhe përmirësimi i gjendjes së bizneseve në vend në muajt e fundit ka rritur aftësinë paguese të tyre duke bërë që kreditë me probleme të vijojnë rënien. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, raporti i huave me probleme ka zbritur në 6.35% në fund të tetorit, norma më e ulët që prej vitit 2008.