Top Channel/ Ukraina sulmon Rusinë me dronë, Putin forcon kontrollet ne kufi!
01/03/2023 17:55

Vladimir Putin I urdheroi zyrtarët e tij të forcojnë kontrollet kufitare në mesin e një serie sulmesh me dronë nga Ukraina, për të cilat kreu I shtetit rus akuzon se po ndodhin brenda territorit rus gjithmonë e më shumë. Të martën, Ministria ruse e Mbrojtjes raportoi se një dron u rrëzua vetëm 60 milje larg Moskës, ndërsa dy të tjerë u goditën në Rusinë jugore. Autoritetet lokale raportuan gjithashtu se tre drone shënjestruan rajonin Belgorod të Rusisë në kufirin me Ukrainën të hënën mbrëma, e njëri madje thuhet se ka fluturuar përmes dritares së një apartamenti. Te tilla raporte vijnë pasi një avion spiun thuhet të jetë shkatërruar në një sulm të guximshëm sabotazhi në Bjellorusi, për të cilin janë përdorur dronë të blerë në dyqane. Sulmi u mor përsipër nga aktivistë lokalë antiqeveritarë, të cilët e kundërshtojnë luftën e Moskës në Ukrainë. Vetë zyrtarët ukrainas nuk kanë marrë përgjegjësinë për asnjërin prej këtyre sulmeve që ka vënë në alarm Kremlinin. Kievi thotë sakaq se Ukraina I mbijetoi sulmeve të ashpra ruse në infrastrukturën kritike shtetërore përgjatë muajve të dimrit. Që prej muajit tetor, Rusia e ka goditur infrastrukturën energjetike të vendit fqinj me raketa dhe dronë, duke i lënë miliona njerëz pa ujë, ngrohje dhe energji. Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba foli ndërkohë për humbjet e Moskës, që përfshijnë sipas tij, edhe dështimin për të instaluar frikën në mesin e ukrainasve, pamundësinë për ta pushtuar Kievin, si dhe përballjen me disa valë të sanksioneve të Perëndimit.

Top Channel/ “Xhevahiri” që goditi SHBA. Pse është kaq i rëndësishëm për Teheranin ishulli Kharg?
14/03 23:26
Top Channel/Bagdad, sulmohet ambasada e SHBA. Teherani shton raketat kundër vendeve të Gjirit Persik
14/03 23:24
Top Channel/ Gaza, qielli bëhet portokalli. Fenomeni i stuhive të rërës ka pasoja në shëndet
14/03 22:41
Top News – Franca harton propozimin për paqe: Libani të njohë Izraelin
14/03 22:37
Top News – Sulmet gjatë natës në Teheran, Izraeli: Eliminuam 2 zyrtarë të inteligjencës iraniane
14/03 22:36
Top News – Irani breshëri raketash ndaj Izraelit, autoritetet thirrje qytetarëve: Hyni në strehimore
14/03 20:50
Top Channel/ Trump: Hormuzi mbahet i hapur. Irani sulmon ambasadën USA në Bagdad
14/03 19:45
Top News – Tym i zi e zjarr, Irani bombardon ambasadën amerikane në Irak
14/03 19:30
Top News- Kurthi i përshkallëzimit/ Lufta e Iranit jo aq e lehë për SHBA…A dështoi Trump?
14/03 19:28
Top News – Lufta në Lindjen e Mesme, mbi 3 mijë viktima në dy javë
14/03 19:21
Top News – ‘Ndaloni sulmet ndaj fqinjëve’. Tensionet në rritje, Hamasi i bën thirrje Iranit
14/03 19:17
Top Channel/“Poshtë komunizmi”, “plasin” protestat në Kubë: Digjet dega lokale e Partisë Komuniste!
14/03 15:13
Top News- Iranianët anti-regjim i kthehen Trumpit: Ju të gjithë jeni më të këqij se njëri-tjetri
14/03 15:11
Top News- Vuçiç do luftë në Ballkan, përdor aleancën Kroaci-Shqipëri-Kosovë si tezë
14/03 15:09
Top Channel/ Lufta e Iranit, sa rrezikohet Ballkani? Eksperti: Kosova preket më shumë se Shqipëria!
14/03 15:02
Top News- SHBA ndërmerr sulmin më të madh, ‘fshin’ nga harta bazën iraniane, por jo naftën
14/03 14:25
Top News- Irani ‘i tregon dhëmbët’ Trump: Nëse sulmon ishullin do shkatërrojmë çdo gjë
14/03 14:14
Top News- SHBA shënjestron ishullin “e florinjtë” të Iranit, Trump jep ultimatumin e fundit
14/03 13:59
Top Channel/ Misteri i Banksy-t, Reuters gjurmon identitetin e artistit që tronditi botën e artit
14/03 12:30
Top Channel/ “Dritëza”, shfaqja në Eksperimental fton fëmijët të zbulojnë dritën e tyre të brendshme
14/03 12:29
DIGITALB DIGITALB