Konflikti në Ukrainë është në një moment kyç, që mund të jetë edhe i rrezikshëm për këtë vend, thotë ish-drejtori i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës, David Petraeus, i cili megjithatë i mëshon idesë se pala ukrainase mund ta fitojë luftën. Në fakt, për gjeneralin e njohur në pension, mposhtja e Rusisë nga Ukraina, nuk është aspak e pamundur.