Ukraina do të kërkojë regjistrim të detyrueshëm të kompanive të eksportit të ushqimeve me qëllim që të parandalojnë abuzimet, sikurse shmangien e taksave për eksportin e mallrave kryesore bujqësore. Ukraina është një prej prodhueseve dhe eksportueseve më të mëdha në botë të ushqimit, por zyrtarët vlerësojnë se një e treta e mallrave të destinuara për eksporte blihen me para të gatshme pa paguar taksa.