Top Channel/ Ukraina heton vdekjen e gazetares ukrainase Viktoria Roshchyna në Rusi
11/10/2024 19:34

Ukraina njoftoi të premten se po heton vdekjen e gazetares ukrainase Viktoria Roshchyna e cila ishte në burg në Rusi prej më shumë se 1 viti. 28 vjeçarja u zhduk në gusht të vitit 2023 pas një udhëtimi pune në zonat e pushtuara në lindje të Ukrainës dhe Rusia pranoi prillin e kaluar se po e mbante të burgosur. Avokati i Ukrainës për të Drejtat e Njeriut Dmytro Lubinets konfirmoi të enjten vonë vdekjen e gazetares në atë që e cilësoi burgosje të paligjshme. Ai nuk dha më shumë hollësi. Andriy Yusov, zëdhënës i shërbimit të zbulimit ushtarak ukrainas tha për radiotelevionin publik Suspilne se gazetarja Roshchyna kishte qenë në listën e shkëmbimit të të burgosurve dhe se “ishte bërë gjithçka e nevojshme” për ta arritur një gjë të tillë. Ai tha se pritej që gazetarja të transferohej në Moskë nga qyteti jugor Taganrog. Organizata “Reporterët pa Kufij” tha se Viktoria Roshchyna kishte vdekur në 19 shtator, duke cituar një letër që familja e së ndjerës kishte marrë të enjten nga ministria e Mbrojtjes së Rusisë. Zyra e Prokurorisë së Përgjitshme të Ukrainës tha se ka zgjeruar objektin e hetimit për zhdukjen e gazetares, duke përfshire dyshimet për vrasje. Deri më tani Rusia nuk ka bërë një deklaratë publike lidhur me vdekjen e gazetares. Ambasada ruse në Uashington nuk iu përgjigj një kërkese për koment nga Zëri i Amerikës të enjten. Gazetarja Viktoria Roshchyna kishte punuar për një sërë mediash, përfshirë gazetën “Ukrainska Pravda” dhe Radion Evropa e Lirë. Stephen Capus, president i Radios Evropa e Lirë tha se ishte i tronditur nga lajmi. “Burgimi i saj i paligjshëm dhe vdekja tragjike nënvizojnë çmimin e lartë që paguajnë gazetarët për raportimin e së vërtetës rreth luftës së Rusisë ndaj Ukrainës. Ne duhet të nderojmë trashëgiminë e saj duke mbajtur përgjegjës ata që e burgosën”, tha zoti Capus në një deklaratë. Një sërë organizatash mediatike reaguan për vdekjen e saj dhe shprehën ngushëllime për familjen.

Top Channel/ Tronditet Gjermania! I akuzuar për eliminimin e 15 pacientëve, nis gjyqi për mjekun
14/07 23:16
Top Channel/ “Arrini marrëveshjen me Ukrainën”, Trump kërcënon Rusinë: Afat deri në…
14/07 23:13
Top Channel/ “Përvëlohet” Spanja! I nxehti bën kërdinë, bilanc tragjik viktimash brenda dy muajsh
14/07 23:06
Top Channel/ Prapaskenat e lëvizjes së Trump, takimi me Zelenskyn tek telefonata Putin
14/07 21:50
Top News – ‘Sekretet’ e telefonatave. Sapo Trump mbyll telefonin, Putin bombardon Ukrainën
14/07 20:45
Top Channel/ Trump, ultimatum Putin: Jepi fund luftés brenda 50 ditësh!
14/07 19:35
Top Channel/ Kur dhe kush e pret Trump ne Londer ne shtator!
14/07 15:49
Top News – Presidenti i Iranit u plagos / Sulmet e Izraelit shumë të sakta, Teherani nis hetimin
14/07 15:22
Top News – Franca ‘tregon dhëmbët’, gati për luftë / Paradë e madhe ushtarake në ditën e Bastijës
14/07 14:58
Top News – Shefi i ushtrisë ‘hyn’ në llogore / Inspekton forcat ruse që luftojnë në Ukrainën lindore
14/07 14:55
Top News – Trump, i tërbuar me Putinin / ‘Tregohet xhentil gjatë ditës, sulmon gjatë natës’
14/07 14:51
Top News – Lëkundet toka në 50 qytete…Turistët të frikësuar, tërmet i fuqishëm në Spanjë
14/07 12:52
Top News – I dërguari i Trumpit në Kiev / Do diskutojë për sigurinë dhe sanksionet mbi Rusinë
14/07 12:41
Top Channel/ Plani anti-gomone Starmer-Macron, mund te “mbytet” para se te aplikohet!
14/07 12:22
Top Channel/Macron jep alarmin: Europa, përballë kërcënimit më të madh që nga Lufta e Dytë Botërore!
14/07 12:22
Top Channel/ BE do godasë SHBA-në, Tajani: Gati tarifat 231 miliardë euro!
14/07 12:21
Top News – BE gati për hakmarrje ndaj SHBA-së / Tarifa shtesë nëse nuk ka një marrëveshje
14/07 12:20
Top News – Trump ‘bën biznes’ me Patriotët / ’Ia jep’ Ukrainës, por paguan Bashkimi Evropian
14/07 12:12
Top News – Spanja nën ‘pushtim’ nga turistët / Vetë spanjollët nuk shijojnë dot plazhet e tyre
14/07 12:09
Top News – Trump shkon te Mbreti në shtator / Lideri i parë që pritet në dy vizita shtetërore
14/07 11:57