Anketimi më i fundit i Eurobarometer tregon një mbështetje të palëkundur për Ukrainën dhe popullin e saj. Sipas sondazhit të publikuar në profilin e Komisionit Europian në Tëitter, 79% e europianëve mendojnë se që prej fillimit të agresionit rus, BE-ja ka dëshmuar solidaritet të plotë, 63% thonë se blloku u shfaq i bashkuar në mesin e kësaj krize dhe 58% shprehen se Brukseli u tregua i shpejtë në reagimin e tij.