Universiteti Europian i Tiranës dhe Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” kanë zyrtarizuar një marrëveshje të re bashkëpunimi institucional. Në kuadër të 20-vjetorit të themelimit, UET ka dorëzuar një donacion të vlefshëm që do të jetë në shërbim të pacientëve në disa nga departamentet kryesore të spitalit më të madh në vend.