Universiteti Europian i Tiranës solli këtë javë një diskutim mbi zhvillimet globale dhe rolin e Kinës në arenën ndërkombëtare. E ftuar në kuadër të Forumeve UET ishte Ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, Pang Chunxue, e cila u ndal tek rruga e zhvillimit të Kinës, duke theksuar se përparimi ekonomik i vendit është mbështetur te puna, reformat dhe investimet afatgjata.