Top Channel/ UET feston 20-vjetorin, dekada e tretë nis me një kampus të ri
25/09/2026 20:09

Dy dekada aktivitet që kanë transformuar arsimin e lartë shqiptare. Universiteti Europian i Tiranës festoi 20-vjetorin e themelimit të tij në një mbrëmje festive në Pallatin e Brigadave, ku u bashkuan themelues, drejtues, akademikë, studentë, ish-studentë, partnerë dhe personalitete të jetës publike. I hapur në shtator të vitit 2006 nga ëndrra e gjashtë të rinjve, UET u kthye shpejt në një pol të rëndësishëm të dijes, cilësisë së lartë akademike, kërkimit shkencor dhe ndërkombëtarizimit. Ndër vite, ai ka regjistruar mbi 30 mijë studentë, ka pranuar mbi 2500 pedagogë të brendshëm dhe të jashtëm, ka ofruar me dhjetëra programe e profile, dhe ka qenë iniciator dhe nxitës i shumë proceseve që kanë ndryshuar arsimin jopublik në Shqipëri. “Vendimet strategjike që drejtuesit e UET kanë marrë përgjatë viteve e kanë zgjeruar dhe diversifikuar ofertën akademike në profesione e zanate që kërkohen sot si nga tregu vendas, ashtu edhe ai i huaj. Pyetja kryesore që qëndron përpara nesh tashmë është jo se si të rritemi përmes zgjerimit, por si të krijojmë një vlerë të dallueshme, unike dhe se si të ripërshtatemi në mënyrë dinamike, duke iu përgjigjur kontekstit krejt të ri shoqëror dhe teknologjik.” “Sot UET bashkëpunon me më shumë se 150 universitete në Evropë dhe më gjerë, duke krijuar mundësi për mobilitet, kërkim, diploma të dyfishta dhe diploma të përbashkëta. Këtë vit akademik presim rreth 200 studentë ndërkombëtarë, që tregojnë besimin në cilësinë e programeve tona dhe në standardet akademike të certifikuara dhe nga Agjencia Britanike e Sigurimit të Cilësisë. Ky është UET që duam, një universitet shqiptar me orientim evropian dhe ndërkombëtar, që di t’u përgjigjet zhvillimeve të kohës.” Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, si studente e diplomuar në UET, foli për impaktin që pati ky universitet në transformimin e arsimit të lartë privat. “Në gjithë përvojën time, UET-i më ka ndryshuar rrënjësisht edhe një tjetër perceptim mbi vetë arsimin privat në Shqipëri. Nëse kthehemi 15 apo 20 vite pas në kohë, debati që rrethonte universitetet private ishte krejt ndryshe nga ai i sotmi. Sot ky sektor ka kaluar përmes një procesi të gjatë transformimi, konkurrence, standardizimi dhe pjekurie institucionale.” Rektorët ndër vite kujtuan rritjen e UET, i cili nga një ide, u shndërrua në një universitet polivalent, që ndryshoi jetën e shumë të rinjve dhe krijoi breza të tërë profesionistësh. Në fjalën e tyre përshëndetëse, rektori i parë, Ferit Duka, dhe profesorë/doktorë Tonin Gjuraj e Nevila Nika u shprehën se UET ja ka dalë të vërë në qendër të jetës universitare dijen, kërkimin shkencor dhe debatin akademik e mendimin kritik. Mes arritjeve akademike dhe kontributit të vazhdueshëm në shoqëri, UET mbyll dy dekadat e para dhe nis dekadën e tretë me vizionin dhe ambicien për t’iu përgjigjur me sukses sfidave të kohës, në një kampus të ri dhe modern.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16