Policia e Sarandës ka vënë në pranga shtetasen B.M., nën akuzën e ‘Trafikimit të të miturve’, pasi në praninë e saj u gjet 12-vjeçari Ronaldo Tanushi. Blutë bëjnë me dije se B. M., 50 vjeçe, banuese në Sarandë e shfrytëzonte 12-vjeçarin Ronaldo Tanushi për të lypur. I mituri aktualisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ronaldo prej dy ditësh kërkohej nga familjarët. Babai i tij, bëri apel në media, duke publikuar foton e të birit dhe duke kërkuar nga çdo person që mund ta kishte parë, që ta kontaktonte.