Mikheil Saakashvili mund të nderroje jetë prapa hekurave nëse nuk merr kujdesin e duhur, paralajmërojne mjekët që e vizituan ish presidentin e Gjeorgjisë në burg. Saakashvili ka hyrë dy herë në grevë urie muajt e fundit për të protestuar kundër burgosjes së tij. Herën e parë, 54-vjeçari nuk konsumoi ushqim për 50 ditë dhe tani, prej gati 20 ditësh, ka hyrë sërish në grevë urie.